Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

24 Prill, 12:30| Përditesimi: 24 Prill, 12:42

  • Share

Partia Socialiste hedh poshtë akuzat e kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë se po bllokojnë kërkesat për informacion. Anëtari socialist i komisionit hetimor, Ilir Metaj thotë për Report Tv se nuk është e vërtetë, pasi PS nuk po bllokon asnjë kërkesë për informacion, por duhet të gjendet konsensusi mes palëve.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Si mund të refuzim për kërkesa, kur kom i paraqit në mbledhjen e radhës. Që të kryhet mbledhja e radhës duhet të këtë rend dite dhe të ketë një diskutim mes palëve. Nëse s’ka konsensus të dyja palët vijnë me propozim për rend dite dhe hidhen në votim. S’ka refuzim nga ana jonë”, tha Metaj për Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputeti socialist akuzon kryetaren Albana Vokshi se përpiqet që të imponojë në komision opinion e saj për dy koncesionet që po hetohen, sterilizimi dhe check up.  Metaj thotë se PS është atyr për të ushtruar detyrën konform ligjit dhe jo për të refuzuar.  

“Nuk është aty si drejtuese për të zaptuar komisionin, apo për të imponuar atë opinion që ka në kokë, çfarë mund të bëjë një kryetare në drejtim të komisionit, kur kanë përcaktuar edhe vendimin, ajo është moderatore, jo imponuese e punimeve të komisionit. Ne nuk refuzojmë asgjë, jemi aty për të ushtruar detyrën tonë dhe do e bëjmë deri në fund.

Është një komision që duhet të funksionojë në bazë të konsensusit në planin e hetimit, sikurse edhe me miratimin e provave që do merren në shqyrtim. Rendin e ditës duhet ta vendosim bashkarish, nëse nuk gjejnë konsensus, rendi i ditës hidhet në votim. Nëse kryetarja nuk i di ose bën sikur s’di, kjo është përgjegjësi e saj. Ne do bëjmë detyrën tonë deri në fund”, shprehet Metaj.

Kryetarja Albana Vokshi në një konferencë për mediat akuzoi Partinë Socialiste se po bllokon kërkesat për informacion.

Ora 12:39
Sulmet e Metës ndaj SPAK, deputeti i PS: Është në hall të madh, të bëhet burrë e ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë

 

Deputeti socialist, Ilir Metaj ka komentuar në Report Tv sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Metaj thotë se kjo tregon se Kreu i Partisë së Lirisë është në hall dhe se duhet të bëhet burrë e të përballet deri në fund me drejtësinë.

"Duket që Meta është një njeri në hall, por ky nuk është një hall që na përket ne për t’ia zgjidhur, nuk ia zgjidh as populli shqiptar. Është një hall që e ka me drejtësinë. Të bëhet burrë deri në fund dhe ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë. Nëse ke gabuar sigurisht që duhet ta paguash, ka mënyra e mënyra për tu përballur me gabimin dhe me një drejtësi që shqiptarët kishin kohë që e kishin ëndërruar. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, kush ka abuzuar me një pikë djersë të popullit shqiptar duhet të jetë koshient që duhet ta paguajë atë", tha Ilir Metaj për Report Tv. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?