Ekonomi
Top 24

Komisioni i Ekonomisë/ Prezantohet projektligji për paketën fiskale, debate mes Ahmetajt dhe Braçes

7 Nëntor 2018, 11:58| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 15:19

  • Share

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme u diskutua tema mbi projektligjin e paketës fiskale.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Blerina Gjylameti dhe kreu i Komisionit Erion Braçe kërkuan rishikimin e fashës për të ardhurat nga puna, veçanërisht ndryshim taksimi për ata që kanë një rrogë 300-400 mijë lekë të vjetra.

Ministri i Financave gjithashtu i pranishëm në mbledhje ka dalë kundër kësaj kërkese duke shkaktuar debate mes tij dhe Braçes.

Debati mes Braçes dhe Ahmetajt:

Braçe: Në këtë vend 300-400 mijë lekë kanë punonjësit e thjeshtë që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Të ardhurat e vetme janë nga puna. Nëse ka ardhur e keqja, nuk na ka ardhur nga të ardhurat nga puna. Jo, na ka ardhur nga tatimi mbi fitimin.

Ahmetaj: Jo, vjen nga papërgjegjshëmria fiskale.

Braçe: Është mendimi im modest. E gjithë bota po adreson çështjen e pabarazisë.

Ahmetaj: E para, papërgjegjshmëria fiksale sjell borxhin ashtu siç e kemi parë edhe në qeverisjen e Saliut. Pastaj është koeficienti Gini e mat pabarazinë, nuk e masim as unë dhe as ti. Unë do të qëndroj kundër ekspandimit jo racional fiskal.

Braçe: Po tani ju thoni ata që kanë 2-3 shtëpi do t’i shtojnë. Ata që bëjnë 12 muaj pushime, do të bëjnë më shumë.

Ahmetaj: Ky është muhabet koti.

Braçe: Merreni mbrapsht. Ky është projektligji juaj jo i imi. Nëse është muhabet koti atëherë merreni mbrapsht. Nuk është i imi.

Ahmetaj: Patjetër dhe mbaj përgjegjësi për të.  

Në mbledhje u diskutua dhe ulja e devidentit nga 15%, ministri Ahmetaj propozon 8 %.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lymi Tutit: 07/11/2018 16:35

    Pa dyshim dhe shume dukshem,Ahmetaj eshte nje mendjemadh dhe i "bindur" qe eshte me kompetenti....me CV-ne qe ka,kurresesi nuk duhej te ishte ne kete post...Nje minister finance dhe ekonomie,duhet te kaloje / ngjitet ne tere "piramiden" administruese te ketij sektori...Edhe ne kete rast,ne vend te sjelle argumentin,shprehet si nje ordiner....Nuk di a pyet veten pse cmimet e disa produkteve kryesore ushqimore (jo fruta - perime),jane te njejta ose shume me te shtrenjta ne Tirane,se sa ne kryeqytetet europiane,bile edhe ato skandinave,kur dihet niveli jeteses dhe cilesia e produkteve ??!! Dhe kjo nuk eshte teori,por e prekshme me "xhepin"...A e ndjek administrata e ketij ministri nje x produkt importi,me cfar cmimi vjen dhe me cfar cmimi e blen konsumatori i fundit ?? Sa eshte norma e fitimit qe mund ti lihet ketij importuesi ? Si mund te frenohet rritja pa llogjike e ketyre cmimeve dhe te mbrohet konsumatori ? Per kete minister keto jane pyetje pa pergjigje !? Shume i siperfaqshem dhe i pa afte profesionalisht.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?