Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Të shkojë deri në fund çështja për Ilir Metën si spiun i ish-Sigurimit! Hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike

21 Shkurt 2023, 12:00| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 14:59

  • Share

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar projektligjin “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” duke thënë se çdo funksionar duhet t'i nënshtrohet procesit për verifikimin e figurës. Alibeaj kërkon që të mos mbetet pezull por të shkojë deri në fund dosja ku Ilir Meta përmendet si spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD që është distancuar nga Sali Berisha kërkon që të verifikohet figura e aleatit të këtij të fundit. Sipas tij, në këtë mënyrë do të tregohet qartë serioziteti i Autoritetit të Dosjeve dhe Partisë Socialiste. Po ashtu dha mesazhin që ligjet si hapja e dosjeve apo lustracioni të mos kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve. 

“Ajo që unë doja të thoja është fakti që kur bëhet fjalë për dekomunistizim, për procesin e dënimit të diktaturës komuniste, e mira por edhe praktika e Europës lindore do të duhet të sjellë një paketë të plotë. Nuk kemi sjellë pjesë të vogël projektligji por paketë të plotë. Përveç ligjit të hapjes së dosjeve kemi paraqitur edhe një projektligj tjetër për burgun e Spaçit dhe për propagandën komuniste e i fundit është ky.

Besoj që është e udhës që për çështje të ndëshkimit publik për hapjen e dosjeve, jo vetëm publiku duhet të njihet për atë që ka ndodhur në dosjen e ish Sigurimit por edhe institucionet të reagojnë. Ajo që do të doja të thoja është që kurrsesi nuk duhet që ligje kaq të rëndësishme të shndërrohen në akte të luftës politike. Ligje si hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve. 

Ky ka qenë gabimi historik që është bërë gjithmonë. Është detyrim ndaj së shkuarës, por mbi të gjitha detyrim i së ardhmes. Mos e bëni siç e bëtë me hapjen e dosjeve disa muaj më parë, e mbi të gjitha ajo çështje që ju vuri në lëvizje për hapjen e dosjeve, të çohet deri në fund, për të treguar seriozitetin tuaj(dhe të Autoritetit të dosjeve. Edhe personazhi i skandalit McGonigal, Agron Neza nuk është gjë tjtër veçse një ish sigurims.”, tha Alibeaj.

Rrugën e shqyrtimit parlamentar, PD e PS nisën sot edhe për 3 nisma të tjera ligjore që synojnë pastrimin e politikës nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit: Ndalimin e kandidimit për ish sigurimsat dhe ish spiunët si dhe ndalimin e partive për të patur kryetar bashkëpunëtor të ish sigurimit të propozuara nga deputetët socialistë dhe lustracionin e Enkelejd Alibeajt.

"Siç vepruam me ata që kanë patur rekorde kriminale, të veprojmë edhe për ata që kanë patur rekorde bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit. Partitë politike, kryetar të mos jetë një person ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, bëhet verifikimi nga KQZ, dhe nëse refuzon nuk kandidon dot", tha Ermonela Felaj.

"Procesi i verifikimit të fuknsionarëve të lartë duhet të jetë publik, jo një proces pas dyerve të mbyllura. Jo duke qenë mister, sepse duke qenë mister, funksionarët shantazhohen", tha Alibeaj.

Për të pastruar politikën nga personat e lidhur me ish sigurimin e shtetit, disa muaj më parë Kuvendi i hapi rrugë rivlerësimit të pastërtisë së figurës për politikanët dhe funksionarët publikë, pavarësisht certifikatave nga komisionet Mezini-Bezhani.

Ora 12:19
Pastërtia e figurës, Alibeaj te 'Ligjet': Kushdo që s'do t'i nënshtrohet procesit, të largohet në heshtje pa iu bërë çështja publike por duhet të rrëfejë

 

Enkelejd Alibeaj ka dhënë detaje në Komisionin e Ligjeve se çfarë parashikon projektligji i propozuar nga PD për pastërtinë e figurës publike duke thënë se të gjithë funksionarët duhet t’i nënshtrohen procesit. Kushdo që zgjedh të mos i nënshtrohet, Alibeaj thotë se mund të largohen në heshtje dhe çështja të mos bëhet publike, por janë të detyruar që rrëfejnë të vërtetën.

“Nuk bëhet ky ligj për hakmarrje por për të treguar të vërtetën dhe për t’i ndaluar atyre njerëzve që kanë kryer krime të jenë të veshur sot me veladorin e funksionarit publik. Për çdo funksionar nga Presidenti deri te më i fundit që do e ketë detyrim t’i nënshtrohet këtij procesi, nëse ka kurajo intelektuale se e di çfarë ka bërë në atë kohë dhe zgjedh të mos i nënshtrohet, duhet të largohet nga detyra ka dhe një benefit të vogël, çështja nuk bëhet publike. Këta individë me heshtjen e tyre të mos përdoren metoda të diktaturës së linçimit, secili vijon punën e vet dhe nuk i qaset më funksionit publik.

Çdo individ që zgjedh të mos bëjë çështjen e vet publike, ka detyrim për të bërë rrëfim për atë që ka ndodhur se e vërteta do të duhet të dalë e dokumentohet. Masa e ndalimit që individë të tillë të mos jenë në administratë publike të jetë 15 vite. Kushdo që është i pakënaqur nga vendimmarrja e Autoritetit përkatës, mund t’i drejtohet gjykatës dhe kjo është diçka e pamohueshme dhe i jepet edhe kriminelit më të zi”, tha Alibeaj.

Ora 12:15
Pastërtia e figurës, Alibeaj: Lustracioni të mos jetë kolektiv ku futen të gjithë në thes! Të gjykohen aktet e ish-Sigurimsave

 

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë në Komisionin e Ligjeve se procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku futen të gjithë në një thes, por të gjykohen aktet dhe veprat që kanë bërë ish Sigurimsat.

“Procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku të gjithë futen në një thes se do të ishte përsëritje e proceseve gjyqësore politike që Sigurimi i Shtetit bënte në atë kohë dhe ne sot duhet ta dënojmë. Instrumenti që duhet të zgjedhim duhet të jetë i profilizuar. Në këtë projektligj kemi bërë këtë zgjedhje, s’do të mjaftonte thjesht të ishe i skanuar diku si bashkëpunëtor ose spiun i Sigurimit të Shtetit, duhet të vërtetohen aktet konkrete që ke bërë në atë detyrë. Kjo është një risi që duhet përshëndetur. Nuk gjykojmë vetëm njeriun, por aktet, veprat, pasojat.

Kemi parashikuar një proces. Çdo i zgjedhur, deputet, inistër, anëtar i administratës, t’i nënshtrohen procesit pa bërë shqyrtim kolektiv dhe pa konkluduar se cfarë ka bërë kush”, tha Alibeaj.

Komento

Komente

  • naku: 21/02/2023 16:35

    po ju te mazhorances na e qite nonen te gjitheve. na bete spiune dhe tradhetare,

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/02/2023 13:32

    E. Alibej ështé kriminel ordiner , që u kap nga Edvin shqipfolësi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?