Pastërtia e figurës, Alibeaj: Lustracioni të mos jetë kolektiv ku futen të gjithë në thes! Të gjykohen aktet e ish-Sigurimsave

21 Shkurt 2023, 12:15| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 13:05

  • Share

 

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë në Komisionin e Ligjeve se procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku futen të gjithë në një thes, por të gjykohen aktet dhe veprat që kanë bërë ish Sigurimsat.

“Procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku të gjithë futen në një thes se do të ishte përsëritje e proceseve gjyqësore politike që Sigurimi i Shtetit bënte në atë kohë dhe ne sot duhet ta dënojmë. Instrumenti që duhet të zgjedhim duhet të jetë i profilizuar. Në këtë projektligj kemi bërë këtë zgjedhje, s’do të mjaftonte thjesht të ishe i skanuar diku si bashkëpunëtor ose spiun i Sigurimit të Shtetit, duhet të vërtetohen aktet konkrete që ke bërë në atë detyrë. Kjo është një risi që duhet përshëndetur. Nuk gjykojmë vetëm njeriun, por aktet, veprat, pasojat.

Kemi parashikuar një proces. Çdo i zgjedhur, deputet, inistër, anëtar i administratës, t’i nënshtrohen procesit pa bërë shqyrtim kolektiv dhe pa konkluduar se cfarë ka bërë kush”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Të shkojë deri në fund çështja për Ilir Metën si spiun i ish-Sigurimit! Hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?