Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Komisionin e Medias seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo, tha se zv. drejtoresha Aurora Polo u zgjodh në kundërshtim me ligjin.
Bungo tha se në atë institucion mungon transparenca dhe se kur ai konstaton shkelje nuk ka të drejtë të veproj.
‘Në RTSh mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni. Dhe kjo nuk është e paqëllimtë. Transparenca është mbajtur e mbuluar me qëllim që të mos dalin bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar institucionin
Zv drejtoresha, Aurora Polo, u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen', tha ai.
Lajmi kryesor:
Gara për drejtorin e RTSH/Komisioni i Medias 4 orë me Këshillin Drejtues: Rivlerësoni kandidaturat! Hetim anëtarëve për konflikt interesi
S.B/S.G/ReportTv.al