TIRANE- Pas një seance dëgjimore që zgjati më shumë se 4 orë, Komisioni i Medias sugjeroi sot (3 shkurt 2025) Këshillin Drejtues të RTSH të bëjë rivlerësimin e 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Ndërkohë anëtarët e komisionit paralajmëroi Këshillin drejtues se "do hetohen për konflikt interesi" dhe nëse do të vërtetohej atëherë do të merren masat deri në largim.
Seanca e sotme dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH ishte në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon.
Ka qenë anëtari Mevlan Shanaj i cili ka votuar nga Vietnami, duke e kthyer këtë proces votimi të paligjshëm e për rrjedhojë të pavlefshëm sepse është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit në një kohë që votimi ishte i fshehtë.
Bungo por dhe anëtarë të tjerë pranuan fajin por thanë se nuk e dinin se praktika e votimit nga jashtë për atë që duhej të ishte votim i fshehtë, ishte e paligjshme pasi kjo ishte aplikuar dhe më parë.
Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se vota (vota e Shanajt) nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami. Kjo nuk ishte hera e parë që u bë” tha Leka Bungo.
Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo denoncoi dhe paligjshmëritë e këshillit drejtues të RTSH për përzgjedhjen e Aurora Polos si një nga dy kandidatet që do vazhdonte garën bashkë me Jetmir Shpuzën.
Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme nga Alfred Peza por u zgjodh me shumicë votash. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi.
Bungo ngriti zërin se në institucionin e Radio Televizionit Shqiptar nuk ka transparencë me qëllim që të mbulohen paligjshmëritë e drejtorëve.
"Në dokumentacionin që unë kam janë 18 vendime të këshillit drejtues që nuk janë realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, megjithëse për ta vendimet e këshillit drejtues duhet të jenë të zbatueshme. Këtë unë e kam denoncuar. Në RTSh mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni. Dhe kjo nuk është e paqëllimtë. Transparenca është mbajtur e mbuluar me qëllim që të mos dalin bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar institucionin" tha Bungo.
Më tej Leka Bungo tha se ai si kryetar i këshillit drejtues të RTSH nuk ka asnjë fuqi të veprojë edhe kundër paligjshmërive
Në proces ka pasur mangësi ligjore dhe një nga përgjegjësit jam unë. Megjithëse jam kryetar kam vetëm çelësat e kashtës në dorë. Kryetari nuk mundet edhe kur konstaton shkelje të veprojë. Nuk mundet as kur një anëtar tallet me të, nuk vjen në mbledhje i merr lekët prapë dhe kryetari nuk thotë asgjë. Atij nuk i hyn ferrë në këmbë. Në atë mbledhje të këshillit drejtues është krijuar një shumicë fallco që vendos edhe në kundërshtim me ligjin”
Prezent në seancë dëgjimore është kryetari i këshillit drejtues Leka Bungo, nënkryetar Gëzim Podgorica dhe anëtarët Genci Përmeti, Ilir Keko, Ardita Reçi, Milena Selimi, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani dhe Albert Minga. Nuk janë prezent Mevlan Shanaj dhe Dionis Papadhimitri.
Për zotin Shanaj kemi njoftim që vijon në Vjetnam. Për Papadhimitrin nuk kemi asnjë arsye. Kam lexuar me çudira procesverbalet e mbledhjeve tuaja, ku nuk kuptoni nocionin e pavarësisë, ku thonit Ç'punë kanë ata me ne. Ju jepni llogari kuvendit se jeni zgjedhur nga ai" u tha Zhupa.
Gara dhe skualifikimi
Dhjetë kandidatë aplikuan në garë për postin e Drejtorit të RTSH në fazën e aplikimit që u mbyll më 20 janar. Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi më 27 janar 2025 me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Gjatë votimit u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Pas reagimeve të shumta të organizatave mediatike por dhe maxhorancës e opozitës më 30 janar Këshilli Drejtues i RTSH-së, pezulloi garën për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH-së. Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama - 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
Ndiqni lajmet në zhvillim...
Moment nga seanca dëgjimore te Komisioni i Medias
Nuk i shpëtoi tensioneve dhe debateve seanca dëgjimore e ditës së sotme te Komisioni për Median dhe Informimin Publik, ku u diskutua fortë për shkeljen e procedurave të garës përzgjedhëse për drejtorin e ri të RTSH-së.
Prezent ishin të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, me përjashtim të Mevlan Shanajt që ndodhej në Vietnam. Në diskutime u pranua se ishte kryer shkelja e dokumentit për pastërtinë e figurës, me pretendimin e Këshillit se Statuti nuk e përmban këtë kriter. Por deputetët e Komisionit i kujtuan Bordit të RTSH-së se ligji dhe Kushtetuta duhen zbatuar dhe ata duhet ta dinin se edhe ky kriter hynte te procedura dhe kjo shkelje e nxjerr të pavlefshëm procesin e deritanishëm.
Këshilli u kritikua edhe për mosverifikimin e kritereve një më një për kandidatët, mosdëgjimin e tyre për platformat sipas statutit dhe përjashtimit nga gara në mënyrë të dyshimtë.
U vu re se Këshilli kishte një shumicë “false” siç u quajt nga disa prej të pranishmëve, ku shumica e anëtarëve ishin kundër kryetarit Leka Bungo për disa procedura.
Në fund ishte deputeti socialist, Petro Koçi, që propozoi që të bëhet Reformë Ligjore për RTSH-në aty ku ndihet nevoja pas problematikave të shfaqura në 3 garat e fundit dhe shkeljet e konstatuara ligjore. Gjithashtu propozoi që ky proces të ribëhet edhe një herë për të gjithë kandidatët (10), një për një, ku të verifikohen dhe dëgjohen, pa qenë nevoja që ky Këshill të shkrihet për shkak të shkeljes së konstatuar.
Një tjetër pikë e debatit ishin informacionet zyrtare për konfliktin e interesit të disa anëtarëve, për të cilat u kërkua që të verifikohet nga ana e një Komisioni nëse ishin apo jo të vërteta. Kryetarja e Komisionit, deputetja Ina Zhupa, tha se kjo nuk mund të neglizhohet dhe duheshin verifikuar.
Seanca kaloi në pyetje-përgjigje, ku u vu re mungesa e kryetarit Bungo, për të cilin Zhupa tha se nuk u ndje mirë dhe i uroi që të mos kishte asgjë serioze, duke e vijuar mbledhjen me të pranishmit e tjerë të Këshillit për përgjigje.
Debatet e plota në Komision, pyetje-përgjigje:
Zhupa: Cili kriter i përzgjedhjes dhe procedurë është ndjekur?
Leka Bungo: E ka ligji, e ka statuti, është zbatuar procedura. Nuk plotësonin kriteret dhe u skualifikuan.
Kanë qenë kriteret e kundraligjshme, nuk e plotëson dhe është kundërshtuar, Aurora Polo psh nuk e plotëson dhe është kundërshtuar, flasim për ligjin, kaq e thjeshtë. Ka dhe kandidat tjetër që i plotëson kushtet, kurse kjo i refuzonte kushtet.
Zhupa- Ne s’kemi cilësim për emrat, por për zbatimin e ligjit, nëse ka plotësuar apo jo kriteret. Ne nuk kemi asnjë preferencë për asnjë kandidat, të paktën nga puna ime. Ne pyesim a e dini që ka edhe kritere të tjera në ligj për përzgjedhjen apo dini vetëm ato të ligjit për median?
Bungo- Kjo është shkelja e procedurës që po diskutoni ju. Por të ulet steka në këtë nivel për një person që jep intervistë, për një anonimat, kjo është dhimbshme. Dikur ka pasur emra, personalitete (përmend disa) në krye të RTSH-së dhe të biem në këtë nivel. Por në momentin kur vijmë te intervistat, aty është momenti ku diskutohet për personalitetet, ajo që diskutoni edhe ku këtu. E kanë thënë edhe përfaqësues të huaj, e para që duhet janë vlerat. Por kjo nuk është vënë fare në diskutim, por ky është kryesori.
Zhupa: Po flasim për nene dhe ligje, për kritere. A e dini se drejtori dhe nëndrejtori i RTSH duhet të kenë një dokument për pastërtinë e figurës gjatë periudhës së komunizmit? Duhet ta kishit përfshirë si kriteret në dokumentacionin për kandidatët dhe si Këshill e keni bërë me mangësi, të gjithë procedurën, sepse nuk e kanë këtë dokument sipas ligjit. E mbani mend zotin Minga për një gjë të tillë që nuk ishte dhe u shty, sepse është dokument i thjesht, por kriter ligjor. Dhe me sa shohim asnjë prej tyre nuk e ka këtu këtë dokument. Pra i gjithë procesi i zgjedhjes së drejtorit të ri që nga momenti i nxjerrjes së kritereve me mangësi, po me mangësi kur gjykohet për plotësimin apo mosplotësimin dhe më pas gjithë procedura nga votimi fshehtë, nominimi etj., proces as në qiell dhe as në tokë. Unë flas në bazë të dokumenteve që kam, nuk po vijoj me të tjerat se janë të rënda dhe me shkelje, pra i gjithë procesi.
Evis Kushi: Unë kam vetëm dy pyetje dhe njëra lihet me faktin a është plotësuar pika e kandidatëve që plotësojnë kriteret a u është dëgjuar platforma sipas procedurës që keni shpallur këtu? Këtu e thotë qartë dhe e shpjeguar, a janë thirrur këta kandidatë për t’i dëgjuar për 15 minuta për platformën, pra ata që i plotësojnë kriteret. A ka ndonjë dhe a i keni dëgjuar? Dhe tjetra a ka ndonjë në papajtueshmëri dhe në konflikt të interesit ndonjë nga ju të Këshillit me këtë proces, sipas nenit të ligjit? Nëse thoni jo, ne ju besojmë ju dhe jo mediat, sepse e dimë që jeni shqetësuar nga publikimet në media.
Tullumani: Unë nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit, ILDKPI ka bërë verifikimet dhe e ka deklaruar se nuk jam në këto kushte. E di se e keni me mua, po, po me mua e kishit. Unë dua të kontribuoj në atë institucion, RTSH, unë do e jap kontributin tim. Është gjëja më e shëmtuar n shoqëri kur merresh me familjarët e mi dhe të tjerëve. Me mua merruni sa të doni, me familjen jo. Unë kam qenë kundër zotit Peza, kam qenë kundërshtar i tij. Por unë nuk mund ta pengoj atë në punën e tij. Por interpretimi familjar... me libër shtëpie, është i shëmtuar në shoqërinë tonë. Jam pushuar 3 herë nga puna, kurse unë me aq sa kam pasur në dorë nuk kam hequr kurrë një njeri nga puna, asnjëherë.
Meqë jemi këtu unë kam një propozim, le të dëgjohen të gjitha kandidaturat, të 5 ose të 10 kandidaturat, të verifikohen edhe një herë, se e shoh që po diskutohet këtu. Hajde ta plotësojmë edhe kriterin e dokumentit të figurës.
Zhupa: E kërkon ligji jo unë. Dhe ligji e lejon që po nuk është asnjëri i saktë, e rihapni garën.
Podgorica: Nëse nis procesi i përzgjedhjes dhe i garës ajo nuk kthehet mbrapsht. Ose zgjidhet njëri, ose shpërndahet Këshilli.
Zhupa: Po sqaroj në emër të Komisionit shpreh se materialet që na kanë ardhur në emër të anëtarëve të këshillit ne t’i kalojmë, t’ia kalojmë Komisionit të Monitorimit, në lidhje me konfliktin e interesit, papajtueshmërinë, detyrat dhe funksionin, e kështu jemi më të qetë në këtë drejtim. Në mund ta japim mendimin, por le t’ia lëmë Komisionit. Media CNA i ka sjellë me letër zyrtarisht dhe i ka shpërndarë.
Keko: Nuk kam konflikt interesi. Thjesht kam qenë anëtar bordi i Albafilm kam firmosur si anëtar një herë në muaj kur është dashur dhe kaq, asnjë problem nuk ka këtu (në lidhje me bashkëpunimin me kandidaten Polo). Ju po akuzoni, po merrni për bazë ato çfarë shkruajnë mediat.
(Pas debateve të forta, pa mikrofon, mes anëtarëve, kryetarja Zhupa shtyu me 5 minuta mbledhjen)
Lindita Nikolla: Cipa është tipologjia e kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor RTSH, të 10 kandidatëve dhe më pas 2 prej tyre. Referuar fjalëve të kryetarit se është krijuar një shumicë false, kjo është shuë e rëndë për këtë institucion.
Anëtari i këshillit: U kalua direkt tek emrat që kishin plotësuar dokumentacionet dhe jo me kriteret nëse i plotësonin apo jo një më një. Me propozim të kryetarit kaloi direkt te kjo pikë.
Podgorica: Nuk mund të ketë shumicë falso, në demokraci nuk ka shumicë falso.
Florenc Spaho (deputet): A duhet të jetë në detyrë drejtori i komanduar i RTSH kur kandidon, apo duhet të dorëhiqet dhe më pas të marri pjesë në garë? Se janë futur edhe në vende pune deri në pak ditë më parë, e ka futur drejtori apo nëndrejtori? Cila është përgjigja nga ana ligjore, kur edhe vetë u shprehet si anëtar Këshilli të RTSH se nuk i dini të gjitha kriteret. A duhet t’i marri kompetencat e këtij procesi në dorë dikush tjetër, sepse RTSH është aset kombëtar.
Anëtar i Këshillit: Dinamika e situatës e solli që ditën e enjte të merrej vendimi që procesi të pezullohej, jo si një reflektim apo ndërhyrje e Kuvendit, por si derivat i disa ideve dhe propozimeve të hedhura nga disa anëtarë të Këshillit Drejtues, por edhe për shkak të ligjit, ndaj kërkohet edhe ndihma juaj asistenca ligjore që të na ndihmojë më tej në këtë proces.
Minga: Ne nuk e kemi asetin e kohës së nevojshme. Se u tha me të drejtë më parë nga zonja (Zhupa) për atë ‘kodosh’ dokument të biografisë, që ne s’e kemi te ky proces (vërtetimi i pastërtisë së figurës). Unë e kalova në kurriz vetë, nuk është e parashikuar në ligj.
Zhupa: Jo, e ka ligji. E ka në mënyrë specifike, drejtori i RTSH-së...
Minga: Po kush duhet ta bëjë këtë?
Zhupa: Po ju pra... është specifike, në mënyrë nominale, s’keni vetëm statutin, keni edhe ligje të tjera, po ju zbatoni vetëm statutin. Ju nuk mund të mjaftoheni vetëm të statuti, funksiononi në mënyrë të Kushtetutës së vendit.
Minga: Po ky është defekti këtu. Në kemi statutin, prandaj kërkohet rregullim ligjor. Nuk e ka për ne në mënyrë eksplicite.
Zhupa: Jo, ju nuk zbatoni vetëm Statutin, nuk jeni oaz më vete, duhet të zbatoni Kushtetutën, ka ligj. Nuk është vetëm statuti, keni ligjet e pastaj statuti. Parashikohet madje edhe për zv/drejtorin e RTSH. Nuk është statuti mbi ligin dhe as Kushtetutën. I keni për detyrim. Zoti MInga e di, se e ka vuajtur këtë padrejtësi për elementët e këtij ligji. Dhe ju keni ceduar që nga momenti parë i dokumentit në fjalë, deri te kriteret, fshehtësia e votimit, procedura nominale, përjashtimi pa i dëgjuar kandidatët. Dhe pastaj ju të propozonit edhe ndryshim të ligjit nëse ka diçka që shtohet. Nuk ishte një shkelje e vetme, por shkelje pas shkeljeje.
Podgorica: Jo vetëm ky këshill ka përzgjedhur këtë procedurë, por edhe Këshillat e tjerë të mëparshëm e kanë bërë këtë procedurë, këtë kanë ndjekur edhe më parë. A është bërë gabim? Atëherë kjo është punë tjetër, që duhet rregulluar, por kjo praktikë është ndjekur.
Zhupa: Po, por në tre procedura situata është thelluar me problematikë dhe nuk është zgjidhur. Ju keni vazhduar me praktikën tuaj dhe situata ka ardhur deri këtu.
Petro Koçi: Me sa duket ka nevojë për një reformë ligjore përsa i përket RTSH-së. Në të gjithë vizionin, administrimin, marrëdhëniet, funksionin e RTSH, ku përfshin edhe Këshillin Drejtues dhe Drejtorinë e Përgjithshme Kjo kërkon proces diskutimi të gjerë, që përfshin Komisionin tonë, Këshillin aktual dhe gjithë aktorët, përfshi edhe komisionet e mëparshme të RTSH, si dhe drejtuesit.
Ka në fakt një shumicë në Këshill që është kundër kryetarit, në t gjitha diskutimet është vënë re se mes kryetarit dhe anëtarëve ka një shumicë, që nuk është false por reale, e dukshme, që përputhet në pjesën më të madhe. Kjo është një nga elementët që na bën ne të nxisim një analizë dhe mendoj se duhet ta zgjidhim këtë situatën.
Bie fjala për nenin përzgjedhës, ndofta ka ndodhur edhe herët e tjera, janë shkelur të drejtat e njeriut dhe garës së barabartë. Por bëhet një verifikim i gjithë dokumenteve që sjellin kandidatët me sy. Unë mndoj që të bëhet një votim paraprak i fshehtë për kandidatët, nëse ky bëhet me votim të hapur mund të jetë e sikletshme. Por nuk duhet të jetë përcaktuese. Të përsëritet procesi përzgjedhës jo të përsëritet gara. Të përsëritet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve. Ky këshill do e bëjë zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm. Ka nevojë për riparje, por të bëhet në rrugë ligjore, administrative. Nuk duhen marrë parasysh qëndrime që na vijnë ndoshta edhe për shkak të xhelozisë etj., nuk mendoj se duhet t’i marrim parasysh. Por nëse ka informacion se dikush ka marrë para në këtë proces, atëherë le të verifikohet, por jo të çoroditemi nga të dhëna që shpesh janë false apo s’lidhen me të vërtetën. Ne kërkojmë që ky Këshill Drejtues ta përsërisë procedurën përzgjedhëse, të drejtën për garë të barabartë. Konflikti i interesit të verifikohet nga Kuvendi dhe pastaj të merren masat përkatëse.
Podgorica: Jam dakord, pra të kalojnë edhe një herë të gjithë kandidatët, edhe ata që janë përjashtuar se kanë sjellë një dokument me vonesë.
Zhupa: Në atë që tha edhe zoti Koçi, dua të sqaroj se na kanë ardhur dokumente në rrugë zyrtare, edhe nga mediat, na pëlqejnë apo jo, ne nuk mund t’i neglizhojmë, por duhet të verifikohen, Dhe meqë kanë ardhur në rrugë zyrtare, në duhet t’ia kalojmë komisionit të verifikimit, jo ta lëmë dyshimin aty, pra duhet ta sqarojmë këtë nëse është e vërtetë apo jo.
Nebiaj: Aty ku ka shkelje ligjore dhe ku nuk është zbatuar statutin, mendoj se procedura duhet bërë nga e para. Nëse ka informacione zyrtare për konfliktin e interesit, që cenojnë dhe vënë në pikëpyetje integritetin e anëtarëve të Bordit, është përgjegjësi e madhe dhe urgjencë për verifikim, sepse ky Bord bën edhe përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor.
Shanaj kërkon të jetë prezent online
Anëtari i Këshillit, Albert Minga: Ne jemi të gjithë njerëz të ndershëm, të përgjegjshëm, të moralshëm, që zbatojnë ligjin. Se u bë kjo si puna e një filmi ‘giallo’ (policor)... Më mori nga Vietnami atje ku është goxha vonë dhe më tha dëshiroja të isha edhe unë pjesë në Komision. Donte të ishte në diskutime online, fillimisht iu tha po, pastaj i thanë jo nuk do të marrësh pjesë...
(Në këtë moment ndërhyn kryetarja Zhupa që shprehet se “kjo nuk ishte e vërtetë”).
Ina Zhupa: Ne kemi vendosur parimin e barazisë dhe kjo dëgjesë nuk ishte online, sepse do ishit lënë edhe ju të flisnit nga shtëpia. Kjo dëgjesë është me prezencë. Dhe nuk i është thënë po zotit Shanaj, por se do të pyesim, sepse Sekretaria nuk e ka tagrin të vendosë.
(Albert Minga vijoi më tej me përpjekjen për të lexuar një mesazh në telefon të dërguar nga Mevlan Shanaj si një letër-qëndrim për dëgjesën, por kryetarja e Zhupa e ndërpreu dhe refuzoi, duke thënë se nuk mund të lejohej mesazhi pa prezencën e personit sepse Komisioni duhet të bënte pyetje dhe ai nuk ishte prezent).
Albert Minga: E pashë të gjithë dokumentacionin e mbledhjes që bëmë atë ditë dhe po jua rilexoj sipas mradhës. Kryetari i Këshillit dhe anëtarët janë mbledhur dhe vendosën në unanimitet ngritjen e Komisionit Ad-Hoc për shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidaturave për drejtor të RTSH dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim. Më tej Këshilli vendosi për mospërfshirjen e disa kandidatëve për shkak të mungesës së dokumentacionit për 5 nga kandidaturat. Ky vendim është firmosur nga të gjithë anëtarët e Këshillit në unanimitet, pa përjashtim. E theksoj, për mungesë dokumentacioni në konkurrim dhe janë shumë të rëndësishme. Komisioni përzgjodhi dhe Këshilli vendosi për emrat që plotësonin kriteret, e firmosur.
Nuk jam budalla që të krijoj konflikte me pushtetin, Kuvendin, miqtë dhe mikeshat, sepse nuk jam as i çmendur. Procedura u zbatua duke parë dokumentet me zarf të mbyllur. U firmos faza e parë nga të 11 anëtarët e Këshillit drejtues. Dhe ata të 5 nuk kishin dokumentacionin e plotë dhe u vendos që të mos kalohej. Ka gjë këtu, ishte në unanimitet?
Zhupa: Po të kishit plotësuar procedurat, nuk do ishin sot këtu. Ne nuk kemi gjë me emrat apo se kush zgjidhet, por me zbatimin e procedurave. Duam dokument se si i keni verifikuar dokumentacionet e kandidatëve, cila ka qenë procedura e Këshillit. Ka shkelje. Ne duam të dimë pse u konsiderua votim i fshehtë ai i Mevlan Shanajt nga Vietnami i bërë online te sekretaria?
Evis Kushi: Ky është Komision parlamentar dhe është procedurë parlamentare dhe jo marrje nën akuzë.
Orjola Nebiaj: Na ka ndodhur kjo situatë edhe më parë, për rastin e përzgjedhjes së zotit Alfred Peza, ku diskutimi këtu kurrë nuk shkoi deri në fund dhe nuk u shterua dhe ju morët vendimin tuaj. Unë paragjykoj se këtë procedurë ne e kemi pasur edhe në rastet e kaluara, pra ajo është shkelur, pra Komisioni nuk ka ceduar vetëm këtë herë, por edhe në raste të tjera. Unë mendoj se kjo ndodh vetëm kur prishet një interes apo disa interesa për njërin apo për tjetrin dhe sa herë ndodh kjo, mblidhemi e diskutojmë këtu, por unë mendoj se është shkelur. Dhe pastaj bëhet moral me të virgjër dhe të pavirgjër, citoj këtu atë që tha një nga anëtarët parafolës.
Ina Zhupa: Mazhoranca edhe në diskutime të tjera, ne kemi bërë dëgjesa, kapërcente sytë dhe lejonte të ndodhte. Jemi mbledhur e diskutuar edhe për procdurën e Enkel Jotit dhe të Alfred Pezës dhe Këshilli ka vendosur.
Anëtarë i këshillit drejtues të RTSh-së, Edmond Tullumani tha se ishte pro një kandidati që ishte brenda kolektivit të RTSH. Në kandidaturë nga brenda RTSh ishin Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
Tullumani: Kurrë nuk kam gjetur qetësi për shkak të përplasjes të legjislativit me ekzekutivin. Po mirë gjithë këta drejtorë që vinim aty ishin të këqinj. Kam qenë objektiv si në rastin konkret. Mendova se këtë rast do të ishte një që e duan punonjësit. Nuk do të ishte një drejtor që do të ziheshim prapë. Nuk do të ishte drejtor që ta quanin hajdut. Mendova të isha preferencial për atë që është brenda kolektivit të RTSh, që të njohë hallet e problemet e të ishte I pakontestuar.
Ina Zhupa: Nuk mund të deklaroni votën. Sapo e bëtë. Thatë që keni preferencë të përzgjidhni zonjën Polo.
Edmond Tullumani: Jo nuk e kam me atë. Ka dhe një kandidat tjetër.
"Këtu po mbajmë përgjegjësitë e tua," tha Tullumani duke iu drejtuar Leka Bungos.
Disa anëtarë të Këshillit drejtues u justifikuan se nuk kishin njohuri juridike por kjo u kundërshtua nga nënkryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PS-së, Evis Kushi. Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë kërkuar që të ketë një asistencë ligjore për t'i asistuar në vendime.
Genci Përmeti: Këtu u fol për shkelje ligjore, personalisht formimin tim se kam si jurist, por duke ditur këtë handikap kam kërkuar që te kemi një asistencë ligjore të kualifikuar, jo thjesht një jurist që të na asistonte në çdo vendimmarrje. Ne e kemi të domosdoshme që të kemi një asistencë juridike të specializuar dhe ta njoh mirë ligjin.
Milena Selimi: Këshilli drejtues ka marr një vendim në një mbledhje që është drejtuar në kushtet e një detyre normale nga kryetari dhe s’ka qenë në tension as presion. Është hapur mbledhja votimi është votuar është shpallur rezultati dhe në fund të mbledhjes kryetari thotë që ky është proces i paligjshëm. Unë nuk jam juriste, por jam gazetare me profesion dhe reflektimi për një proces është në të drejtën e gjithë kujt, por mendoj se ai që drejton mbledhjen nuk mundet në përfundim të procesit të thotë ky është i paligjshëm.
Engjell Ndocaj: Edhe në mbledhjen e fundit unë e thashë nëse ne kemi bërë gabim dhe këtë unë nuk di si ta vërtetoj, por që do të dali këtu nga diskutimet, unë jam i pari që do them o Engjëll Ndocaj kërko pardon se ke bërë gabim, por unë nuk kërkoj dot pardon se nuk di ta diskutoj këtë paketë prej disa ligjesh të përfshirë në atë që quhen në kritere për të përzgjedhur drejtorin e RTSH. Po e them edhe njëherë ka një lëkundje midis ligjit majtas dhe djathtas, nuk po flas politikisht, por pro dhe kundër. Secili nga ne e mendon ligjin ndryshe. Edhe kolegët e mi e thanë nuk jemi juristë. Në kohën e Fred Pezës ne për një gjë që ka kërkuar Fredi ne kemi kërkuar ndihmën tuaj dhe na ka ardhur me shkrim. Ligji është i shkruar, por jo të gjithë e kuptojnë dhe e interpretojnë ligjin
Evis Kushi: Po e dëgjoj shpesh argumentin nuk jam ekspert ligjor e nuk marr përgjegjësi. Nuk është argument. Edhe njerëzit që janë në rrugë janë në shkelje të ligjit e kjo nuk do të thotë që dalin në gjykatë e thonë unë e shkela se nuk e njoh ligjin. Për më tepër që je pjesë e një insticuioni të rëndësishëm. Nuk është argument kjo. Dhe ne nuk jemi jurist por miratojmë cdo ditë ligje. Çfarë do të thotë që ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ankoheni se statute ka probleme. Keni përgjegjësinë ta ndryshoni. Është akoma më e rëndë që statuti ta dini që ka probleme e të mos merrni asnjë masë.
Anëtarja e Këshillit Drejtues të RTSH Ardita Reci në mbledhjen e Komisionit të Medias, ditën e sotme tha se gabimi që është bërë sipas saj, ka qenë tejkaluar momenti në të cilin ndodhej procesi i përzgjedhjes së drejtorit të RTSH.
Ajo tha se në mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave është votuar nominalisht.
‘Jam detyruar që të mbaj qëndrim pakice si është edhe rasti i këtij procesi për të cilin po japim sot shpjegime. Që në momentin e përfundimit të afati për dorëzimin e dokumenatacionit për kandidatët është zhvilluar vetëm një mbledhje për shqyrtimin e kandidaturave dhe në këtë mbledhje janë bërë disa shkelje. Në këtë ditë nuk duhej votuar nominalisht, në proceverbal është se ne nuk kemi shqyrtuar asnjë kandidtuarë për sa i përket përmbajtjes së dosjes së tyre, por kemi vlerësuar mungesën e dokumentacionit dhe më pas duhet të votonim në bllok për kandidatët që se kishin të plotë dokumentacionin, dhe ky ishte gabimi. Dhe ne mund të bëjmë gabime, ne kemi tejkaluar momentin në të cilin ndodhej proceci i përzgjedhjes së drejtorit’, tha ajo.
Debate në seancen degjimore të Komisionit të Medias ku po mbahet seanca dëgjimore me anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSh dhe përfaqësuesit e këtij këshilli pranuan se gabuan që lejuan votimin nga Vietnami por se vota e tij nuk ka ndikuar në rezultat.
“Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri e nuk ka punuar asnjë ditë në media. Është në konflikt interesi të hapur. Ajo e di mirë. Ajo vijon të japë urdhra e të emërojë njerëz në punë. Unë nuk duhej të kisha lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami. Kjo nuk ishte hera e parë që u bë” tha Leka Bungo.
Ndërkohë Genci Përmeti tha se duhej të kishin një asistencë juridike.
Kryetari bëri një vetëfshikullim për një anëtar që votoi nga jashtë. Nuk është se nuk u pyet. por na u tha që ishte e ligjshme. Ndoshta ne kemi gabuar. Duhej ta kishim kontestuar, por thembra e Akilit duhej të ishte asistencë juridike. Këshilli e ka diskutuar dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument. Jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument.
Leka Bungo: Janë 3 votime. E nuk mund të fshihet pas votës së fshehtë.
Ilir Keko: Nuk mund të pranoj që kam votuar në kundërshtim me ligjin, aq më tepër me bindje. Vazhdoj ti qëndroj mendimit që kam bërë dhe kam votuar duke menduar për më të mirën e atij institucioni. Kam votuar ndershmërit. Nuk mendoj se kemi shkelur ligjin.
Zhupa: Vota e fshehtë e nga Vietnami e zotit Shanaj është votë e fshehtë?
Ilir Keko: Nuk është rasti i parë. Në të kaluarën profesor Shezair Rrokaj ka votuar për postin e kreut të këshillit drejtues me zarf.
Zhupa: nuk është e njëjta gjë
Ilri Keko: Kërkesa për të votuar Shanaj ka qenë e kryetarit. Ka kontaktuar sekretarja me të.
Është votë e fshehtë. se nuk e dinin anëtarët
Zhupa: Nuk ishte votë e fshehtë, e dinte sekretarja e këshillit.
Ilir Keko: Procesi në gjykimin tim për zgjedhjen e drejtorit nuk e pranoj që është në kundërshtim me ligjin. Nuk e diskutoj fare. Votën nuk e dinim ne. E dinte sekretarja e këshillit.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo, në mbledhjen e komisionit të medias, tha se edhe pse ai është kryetar s'ka asgjë në dorë.
Duke iu referuar një raporti të KLSH, ai tha se Enkelejd Joti ish- drejtues i RTSH është detyruar të kthyej 375 mln lekë në arkën e RTSH.
‘Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar kërkesën time që të delegojmë të drejtën për të marr informacion nga administrata kryetarit të këshillit drejtues dhe unë këtë punë jam munduar që ta bëjë rregullisht, por asnjëherë s’kam marr një përgjigje të saktë dhe transparente me të 3 drejtorët. Mua më është thënë që t’i i dashur kryetar nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që është e specifikuar që kryetari të marr informacion nga të gjitha departamentet, e kam me shkrim. Më është thënë nëse doni informacion do t’i drejtoheni drejtorit të përgjithshëm.
Dhe unë i jam drejtuar Enkelejd Jotit në shtyp, në mbledhje dhe në këtë sallë, ku kam thënë po nëse unë do të kem mendimin që t’ju pyes zoti drejtor a keni vjedhur ndonjë lekë këtë muaj, ju do të më përgjigjeni mua?. Kjo është mënyra e komunikimit tuaj me këshillin drejtues? Ka precedentë dhe më i freskët është ai para 10 ditësh, ku drejtori Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë me emër dhe me mbiemër 375 mln lekë në arkën e RTSH dhe ky është përfundimi i KLSH, s’është i imi. Unë edhe pse jam kryetar vetëm çelësat e kashtës kam’, tha ai.
Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Komisionin e Medias seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo, tha se zv. drejtoresha Aurora Polo u zgjodh në kundërshtim me ligjin.
Bungo tha se në atë institucion mungon transparenca dhe se kur ai konstaton shkelje nuk ka të drejtë të veproj.
‘Në RTSh mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni. Dhe kjo nuk është e paqëllimtë. Transparenca është mbajtur e mbuluar me qëllim që të mos dalin bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar institucionin
Zv drejtoresha, Aurora Polo, u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen', tha ai.
Kryetarja e Komisionit të Mediat tha se kupa e paligjshmërive e Këshillit Drejtues të RTSh u derdh me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH
“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që I kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.
E të njëjtit qëndrim ka qenë dhe nënkryetarja, deputetja e PS-së Evis Kushi
“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë. A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori I përgjithshëm i RTSH-së' u shpreh Kushi
Gara dhe skualifikimi
Dhjetë kandidatë aplikuan në garë për postin e Drejtorit të RTSH në fazën e aplikimit që u mbyll më 20 janar. Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi më 27 janar 2025 me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Gjatë votimit u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Pas reagimeve të shumta të organizatave mediatike por dhe maxhorancës e opozitës më 30 janar Këshilli Drejtues i RTSH-së, pezulloi garën për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH-së, deri pas seancës dëgjimore në Komisionin për Mediat që do të mbahet sot.
Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën. Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar.
1-Leka Bungo- Kryetar
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar
1- Harilla Koçi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama - 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit