Politikë

‘Unë si kryetar kam vetëm çelësat e kashtës’, Bungo: Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë 375 mln lekë në arkën e RTSH

3 Shkurt, 12:33| Përditesimi: 3 Shkurt, 13:40

  • Share

 

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo, në mbledhjen e komisionit të medias, tha se edhe pse ai është kryetar s'ka asgjë në dorë.

Duke iu referuar një raporti të KLSH, ai tha se Enkelejd Joti ish- drejtues i RTSH është detyruar të kthyej 375 mln lekë në arkën e RTSH. 

‘Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar kërkesën time që të delegojmë të drejtën për të marr informacion nga administrata kryetarit të këshillit drejtues dhe unë këtë punë jam munduar që ta bëjë rregullisht, por asnjëherë s’kam marr një përgjigje të saktë dhe transparente me të 3 drejtorët. Mua më është thënë që t’i i dashur kryetar nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që është e specifikuar që kryetari të marr informacion nga të gjitha departamentet, e kam me shkrim. Më është thënë nëse doni informacion do t’i drejtoheni drejtorit të përgjithshëm. 

Dhe unë i jam drejtuar Enkelejd Jotit në shtyp, në mbledhje dhe në këtë sallë, ku kam thënë po nëse unë do të kem mendimin që t’ju pyes zoti drejtor a keni vjedhur ndonjë lekë këtë muaj, ju do të më përgjigjeni mua?. Kjo është mënyra e komunikimit tuaj me këshillin drejtues? Ka precedentë dhe më i freskët është ai para 10 ditësh, ku drejtori Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë me emër dhe me mbiemër 375 mln lekë në arkën e RTSH dhe ky është përfundimi i KLSH, s’është i imi. Unë edhe pse jam kryetar vetëm çelësat e kashtës kam’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Gara për drejtorin e RTSH/Komisioni i Medias 4 orë me Këshillin Drejtues: Rivlerësoni kandidaturat! Hetim anëtarëve për konflikt interesi


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?