Disa anëtarë të Këshillit drejtues u justifikuan se nuk kishin njohuri juridike por kjo u kundërshtua nga nënkryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PS-së, Evis Kushi. Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë kërkuar që të ketë një asistencë ligjore për t'i asistuar në vendime.
Genci Përmeti: Këtu u fol për shkelje ligjore, personalisht formimin tim se kam si jurist, por duke ditur këtë handikap kam kërkuar që te kemi një asistencë ligjore të kualifikuar, jo thjesht një jurist që të na asistonte në çdo vendimmarrje. Ne e kemi të domosdoshme që të kemi një asistencë juridike të specializuar dhe ta njoh mirë ligjin.
Milena Selimi: Këshilli drejtues ka marr një vendim në një mbledhje që është drejtuar në kushtet e një detyre normale nga kryetari dhe s’ka qenë në tension as presion. Është hapur mbledhja votimi është votuar është shpallur rezultati dhe në fund të mbledhjes kryetari thotë që ky është proces i paligjshëm. Unë nuk jam juriste, por jam gazetare me profesion dhe reflektimi për një proces është në të drejtën e gjithë kujt, por mendoj se ai që drejton mbledhjen nuk mundet në përfundim të procesit të thotë ky është i paligjshëm.
Engjell Ndocaj: Edhe në mbledhjen e fundit unë e thashë nëse ne kemi bërë gabim dhe këtë unë nuk di si ta vërtetoj, por që do të dali këtu nga diskutimet, unë jam i pari që do them o Engjëll Ndocaj kërko pardon se ke bërë gabim, por unë nuk kërkoj dot pardon se nuk di ta diskutoj këtë paketë prej disa ligjesh të përfshirë në atë që quhen në kritere për të përzgjedhur drejtorin e RTSH. Po e them edhe njëherë ka një lëkundje midis ligjit majtas dhe djathtas, nuk po flas politikisht, por pro dhe kundër. Secili nga ne e mendon ligjin ndryshe. Edhe kolegët e mi e thanë nuk jemi juristë. Në kohën e Fred Pezës ne për një gjë që ka kërkuar Fredi ne kemi kërkuar ndihmën tuaj dhe na ka ardhur me shkrim. Ligji është i shkruar, por jo të gjithë e kuptojnë dhe e interpretojnë ligjin
Evis Kushi: Po e dëgjoj shpesh argumentin nuk jam ekspert ligjor e nuk marr përgjegjësi. Nuk është argument. Edhe njerëzit që janë në rrugë janë në shkelje të ligjit e kjo nuk do të thotë që dalin në gjykatë e thonë unë e shkela se nuk e njoh ligjin. Për më tepër që je pjesë e një insticuioni të rëndësishëm. Nuk është argument kjo. Dhe ne nuk jemi jurist por miratojmë cdo ditë ligje. Çfarë do të thotë që ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ankoheni se statute ka probleme. Keni përgjegjësinë ta ndryshoni. Është akoma më e rëndë që statuti ta dini që ka probleme e të mos merrni asnjë masë.
Lajmi kryesor:
Gara për drejtorin e RTSH/Komisioni i Medias 4 orë me Këshillin Drejtues: Rivlerësoni kandidaturat! Hetim anëtarëve për konflikt interesi
S.G/ReportTv.al