Kronikë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë, Kleanthi Zeka

22 Nëntor 2019, 11:05| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 11:09

  • Share

Prokurori i Apelit në Vlorë, Kleanthi Zeka ka kaluar me sukses Vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme, pasi ka rezultuar i pastër në të tre kriteret e , pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Zeka përbëhej nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar. Ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?