TIRANË- Ndonëse në seancën e një dite më parë, palët në Kuvend nuk treguan vullnetin për të miratuar ndryshimet në Kod për votën e diasporës duke shtyrë seancën mes sherrit e dhunës, pavarësisht se koha nuk premton, në KQZ po nxitohet për të përmbyllur detajet e fundit për votën e emigrantëve.
Këtë të premte, 14 shkurt, KQZ miratoi detajet e fletës së votimit që do të përdoret gjatë votimit të emigrantëve.
Me propozim të dy anëtarëve të opozitës në Komisionin Rregullator, Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj, fleta e votimit për emigrantët do të ketë në pjesën e pasme të saj dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën, që do ta dallojë atë nga fleta e votimit për votuesit brenda vendit, sipas këtij modeli: modeli i fletës së votimit...
KQZ tashmë është me sytë nga Kuvendi, ku PS e PD në seancën e së hënës duhet të bashkojnë votat për të kaluar 3 ndryshime: që posta të paguhet nga shteti, vota e emigrantëve të numërohet nga komisionerë politikë dhe afrimin me 10 ditë të afateve zgjedhore. Kjo do t’i jepte mundësi KQZ-së të niste 10 ditë para afateve aktuale fletën e votimit drejtë emigrantëve me postë, duke i lënë më shumë kohë në dispozicion për plotësimin e saj.
Detajet e fletës së votimit për votën e diapsorës
Komente
