Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje të hënën, 4.12.2023. qeverisë shqiptare të pezullojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe deltës së Vjosës. Në takimin e tyre në Strasburg, anëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e tyre të thellë që ndërtimi i aeroportit vazhdon dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me popullsinë vendase dhe të gjithë aktorët përkatës. Është hera e dytë brenda tre uajve që Komiteti i Konventës bën thirrje të tillë
Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm - dhe në raportin e tyre zyrtar - se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar. Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një dklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur
Sipas ekspertëve, Zona e Mbrojtur e Nartës Vjosa, është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpia e specieve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është një habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh gjatë gjithë vitit dhe ka një rëndësi mbirajonale për rrugën e migrimit të Adriatikut. Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në mars 2023 dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.
Konventa e Bernës, zyrtarisht një konventë për ruajtjen e bimëve dhe kafshëve të egra evropiane dhe habitateve të tyre natyrore, është një traktat ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra evropiane nga viti 1979. Në të marrin pjesë 46 shtete evropiane dhe 4 afrikane (Burkina Faso, Maroku, Senegali dhe Tunizia, në territorin e të cilëve ka zona dimëruese të specieve evropiane të shpendëve) dhe Bashkimi Evropian (BE) si një organizatë ndërkombëtare janë anëtarë të konventës./Dw
Nuk po te fusin shkopinj nen rrota komshinjte,por Evropa perendimore dhe me te drejte.Qeveria shqiptare pretendon se ishte nje gabim teknik,cilesimi i zones Vjose-Narte si zone e mbrojtur dhe se aty na qenkesh aeroporti ushtarak dikur! Se pari,Evropa ka sy vete dhe e shikon qe aty ka faune e flore te eger qe duhet te mbrohet dhe nuk ka nevoje per /kallauzin-qeveri/ qe t'i thote ku,e si e cfare te shikoje dhe eshte ne gjendje te beje vete vleresime.Se dyti,aeroporti ushtarak vertet ka ekzistuar,por sa fluturime beheshin ne dite e jave,sa trafik ajror kishte krahasuar me ate c'ka do te sjelle aeroporti civil?!Per efektin qe do te sjelle ne ate zone vetem per ndotjen akustike,pa llogaritur te tjerat,do te ishte njelloj sikur cdo dite e nate e javes te ishte si e djele dasmash e te degjoje burite e makinave te dasmoreve vazhdimisht pa nderprerje 24 ore rresht.Se treti,evropianet nuk jane budallenj qe t'u hedhin hi syve ca palo shqiptare qe per fitim shesin dhe veten.A nuk tentuan me Vjosen? A nuk po tentojne me Rodonin,Lezhen e ca zona te tjera me ca /nisma/ shume te dyshimta te ndermarra keto kohe ne kuvend nga disa deputete? Tani pse te mos e provoje shteti dhe me Narten?! Se katerti,sic eshte aeroporti i rrezikshem per ekosistemin,ashtu dhe ata zogj kane per te rrezikuar avionet.Ju kujtohet kur ne 2009 piloti Ch.Sullenberger uli ne mes te lumit Hudson,avionin me pasagjere duke evituar, fale aftesive te tij, nje katastrofe ajrore? Kush mendon se ishte shkaku,difekt teknik apo koha e keqe?-Jo! Ishte nje tufe zogjsh qe u perplasen me avionin dhe nuk ishin ligatinat e Nartes e delta e Vjoses,ishte ne Manhatan,ne mes te qytetit!
PërgjigjuVazhdon presioni nga shtetet fqinje per te mos u bere aeroporti. Asnje hap pas. Te behet i vlores dhe menjhere i sarandes. Qe te boshatiset korfuzi. Mjaft me fqinjet tane fusin shkopinj men rrota. Te gjith shqiptaret kudo mbeshtesim ndertimi. E airportit ne vlore dhe sarande
Përgjigju