Komiteti Politik miratoi raportin për Kosovën në KiE, Hasani: Hap i rëndësishëm

27 Mars, 18:50| Përditesimi: 27 Mars, 18:53

  • Share

1711561919_hasani.jpg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Urime Kosovës për ftesën që ju bë nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës. Ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Mbetemi në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, u shpreh Hasani në një postim në platformën X.


Lajmi kryesor:

Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?