Kompani turke të përfshira në skandalin e parave të pista...transaksione të dyshimta nga Ministri aktual i Financave

21 Shtator 2020, 18:32| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 18:43

  • Share

Ministri aktual i financave turke dhe dhëndri i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, në bazë të dosjeve Fincen që u bënë publike te dielen rezulton të ketë ndihmuar rrjetin e  transaksioneve bankare Wirecard dhe industrinë pornografike. Midis bizneseve të përfshira në dokumente spikat në veçanti: Aktif Yatirim Bankasi pjesë e Calik Holding, një nga grupet më të mëdha në Turqi në të cilën bëjnë pjesë më shumë se 30 kompani.

Janë zbuluar një numër "transaksionesh të dyshimta" të bëra nga Berat Albayrak kur ai ishte drejtor i përgjithshëm i Calik Holding.

Provat inkriminuese kundër Aktif  Bank vijnë nga Raportet e SAR. Këto janë regjistra që vetë bankat i regjistrojnë në FinCEN kur dyshojnë për shkelje të mundshme të rregulloreve financiare. Sipas Dosjeve FinCEN, midis 6 qershorit 2013 dhe 1 korrikut 2014, Aktif Bank përpunoi transaksione të dyshimta me vlerë rreth 91.6 milion dollarë (77.3 milion €) përmes partnerëve të saj në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, dokumentet hedhin dritë mbi rrjetin e dyshimtë të klientëve të bankës turke, duke përfshirë industrinë e pornografisë dhe një kompani që dyshohet të ketë marrëdhënie biznesi me talebanët.

Një emër në listën e klientëve të Aktif është Wirecard Bank AG e Gjermanisë, e përfshirë në një skandal mashtrimi prej miliona dollarësh.  Sipas bankës amerikane, Wirecard bëri deri në 12 "transaksione të dyshimta" me vlerë më shumë se $ 110,000 (93,000 €) përmes llogarisë së saj në Aktif Bank midis majit dhe korrikut të vitit 2014.

Sa i përket transaksioneve me talebanët Aktif Bank  bëri 561 transferta parash "të dyshimta" me vlerë 35.3 milion dollarë nga llogaritë afgane.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?