Kompania ‘One Albania’ mbështet fanzone-n e Vlorës! Drejtori ekzekutiv: Vlora, kyçe në investimet e rajonit të jugut

9 Korrik, 17:30| Përditesimi: 9 Korrik, 19:57

  • Share

Mbështetja e komunitetit lokal përmes investimeve në infrastrukturën teknologjike si dhe krijimit të hapësirave argëtuese dhe sportive janë fokusi i kompanisë’ One Albania’ për qytetin e Vlorës.

Në një takim të drejtorit ekzekutiv të ‘One Albania’, Brano Djurovic me kryetarin e bashkisë, Ermal Dredha, Djurovic nënvizoi angazhimin e ‘One Albania’ ndaj nismave të rëndësishme zhvilluese për qytetin bregdetar.

Gjatë vizitës u theksuan kontributet e rëndësishme të ‘One Albania’, veçanërisht si sponsor kryesor i arenës sportive  Fan Zone në këtë qytet, i mbushur me pjesëmarrës dhe turistë gjatë gjithë Euro 2024.

Mbulimi me rrjetin më të mirë celular ‘One Albania’ në Rivierën Shqiptare, veçanërisht i rëndësishëm gjatë sezonit të vrullshëm të verës, ka garantuar lidhje të pandërprerë për banorët dhe turistët.

“Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur infrastrukturen teknologjike dhe zhvillimin e Vlorës përmes rrjetit tonë më të avancuar dhe shërbimeve të përshtatura. Investimet tona janë krijuar për të përmbushur nevojat unike të qytetarëve dhe bizneseve të tij. Ne jemi krenarë që luajmë një rol kyç në rrugëtimin e Vlorës drejt shndërrimit në një qendër turistike rajonale me shërbime në çdo skaj të Rivierës”, tha Brano Djurovic, CEO i ‘One Albania’.

 

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, shprehu falenderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme, në një kohë kur Vlora veç turizmit të shtuar, mori edhe stafetën për të qenë qyteti europian i sportit 2024.

 “Jemi shumë mirënjohës ndaj ‘One Albania’-s për angazhimin e treguar për gjatë gjithë vitit. Janë kontribute të tilla ato që e kthejnë Vlorën në një portë të hapur për të gjithë turistët, që nga ata që vijnë për bregdetin, sportin, por edhe për tërësinë e veprimtarisë, duke ndarë imazhin e një qyteti të pastër e mirëpritës, me infrastrukturë e hoteleri moderne, tradita e trashëgimi tërheqëse”, tha kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

 

Përtej mbulimit të plotë me shërbim celular në çdo skaj të bregdetit shqiptar, pritet të vijojnë projektet dhe investimet strategjike të ‘One Albania’ për të zhvilluar komunitetet dhe bizneset lokale në qytetin e Vlorës.

R.D//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?