Në vigjilje të Pashkës ku mesha do të mbahet sonte në mesnatë online artistët Aulon Naci dhe Sokol Toto mbrëmjen e sotme dhuruan për qytetarët e Vlorës tinguj muzike Live për të thyer monotoninë nga karantina. Artistët luajtën në piano për 60 minuta muzikë klasike, ndërsa ndryshe nga herët e tjera spektatorët i duartrokitën nga dritaret dhe ballkonet.
Kompozitori dhe pianisti Aulon Naçi bashkë me klarinetistin Sokol Toto e improvizuan skenën përpara stadiumit Flamurtari. Kreu i bashkisë Dritan Leli tha se ky është një koncert pa spektator por me shumë shpresë për të ardhmen. Më parë ka qenë Durrësi dhe Shkodra që kanë organizuar koncerte të tilla.
Bravo shoqes Lelë!
Përgjigju