Kultura

Koncerti me muzikë elektronike ndez Lungomaren e Vlorës (VIDEO)

27 Gusht, 15:12| Përditesimi: 27 Gusht, 15:31

  • Share

Për rreth katër orë, sheshi pranë shëtitores bregdetare të Vlorës u mbush me ritmet e muzikës elektronike. Artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë ndezën atmosferën mbrëmjen e së martës, duke tërhequr dhjetëra qytetarë vlonjatë dhe turistë të huaj.

Performuan emra të njohur si Burak Jeter, Kristian Marki, Stefi Deriko dhe Abelo Mania.

Koncerti “Locked in Vlora”, i organizuar nga Bashkia e Vlorës ka per synim gjallërimin e jetës artistike.

Ky ishte edicioni i dytë, duke u kthyer kështu në një traditë të re muzikore që pasuron ofertën kulturore e turistike të Vlorës.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?