Politikë

Shqipëria hapi 4 kapituj të tjerë të negociatave, Rama ndan pamjet nga Brukseli: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së

17 Shtator, 08:12| Përditesimi: 17 Shtator, 08:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel. Një ditë më parë vendi ynë nisi zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.një ditë më parë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se kjo ishte një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama tha se në këto dy vite, deri në arritjen e objektivit të vendosur, që deri më 2027 të kenë hapur të gjithë grupkapitujt, do të duhet që të ‘rishpikin veten’, teksa theksoi se ky grupkapitull i Agjendës së Gjelbër është shumë sfidues.

Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, "Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?