Politikë

Konferenca e Kryetarëve/ Blushi: Vetëm sot morëm vesh që kanë mbërritur në Kuvend 19 projektligje! Opozita e bashkuar gati emrin e kandidatit për Tiranën

29 Shtator, 12:02| Përditesimi: 29 Shtator, 13:46

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka thënë se vetëm sot në mbledhje u njohën për ardhjen në Kuvend e të paktën 19 projektligjeve, për të cilat nuk dihet se në cilin komision do të shqyrtohen apo se kush është përgjegjës.

Ndër të tjera, ai ka kundërshtuar përfshirjen në rendin e Kuvendit diskutimin për projektligjin e barazisë gjinore si dhe u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do të ketë gati emrin e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

“Vetëm sot u njohëm që ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit të pakën 19 projektligje nga qeveria dhe në mënyrë të paqarta nuk është specifikuar as ku do shqyrtohen as kush është komisioni përgjegjës.

Dua të denoncoj futjen në mënyrë tinëzare të projektligjit në Kuvend për barazinë gjinore, një atentat ndaj familjes dhe vlerave të saj që tregon dhe njëherë që kjo mazhorancë është vendosur për të vijuar goditjen në themel të vlerave të familjes.

Dua t’ju them që shumë shpejt opozita e bashkuar shumë shpejt do të ketë emrin e kandidatit fitues për bashkinë e Tiranës”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


K.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?