TIRANË- Një efektiv pranë drejtorisë së policisë së Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid 19. ReportTV mëson se efektivi është konfirmuar si mbartës i virusit rreth 4 ditë më parë dhe nga ai moment i është nënshtruar vetizolimit në shtëpi duke qenë se nuk ka shfaqur deri më tani simptoma të rënda klinike.
Burime pranë policisë thonë se nisur nga kjo situatë ditën e djeshme u është marrë tamponi edhe disa efektivëve të tjerë të Policisë së Tiranës si kontakte të afërta të efektivit të konfirmuar me Covid19, ku dyshohet se 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise. Report Tv u interesua prane autoriteteve shendetesore, por pergjigjja e marre eshte se me rendesi eshte hetimi epidemiologjik me gjurimin e kontakteve dhe jo specifika qe kane te prekurit.
Fill pas konfirmimit të efektivit të parë të infektuar me Covid19, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë shtuar masat mbrojtëse ku krahas dezinfektimit të përditshëm që kryhet në ambientet e saj është vendosur dhe një tunel dezinfektimi në hyrje të godinës ku çdo punonjës do duhet të t'i nënshtrohet.
Deri më tani janë prekur me koronavirus 5 policë në qytetin e Vorës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.