Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka bërë kërkesë që Këshilli i Lartë Gjyqësor të nisë hetim disiplinor dhe t’i heqë statusin e magjistratit Bevis Shehajt, i cili ka mbajtur postin e zv.kryetarit të gjykatës administrative në Vlorë.
Burime për Report Tv pranë KLGJ tregojnë se kërkesa për nisjen e hetimit ndaj Shehaj vjen pas një konflikti që ka ndodhur me administratën e gjykatës.
Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv, më 25 tetor do të mbahet seanca në KLGJ për Shehajn. Ky i fundit u shkarkua më 15 qershor nga KPK, shkalla e parë e Vettingut ndërsa fati i tij në drejtësi pritet të vendoset nga KPA.