Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë

24 Qershor 2020, 12:04| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:19

  • Share

TIRANE-Një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diploma 315 studentë prej një viti. Dekani Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt te Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë Mynyr Koni nuk i firmos. Drejtori i Kurrikulave Albano Zhapaj pasi takimit me studentët kërkoi që fakulteti Ekonomik të dërgojë listat te rektorati dhe më pas ky institucion ia përcjell QSHA-së për të mbyllur historinë. Studentët që po sorollaten prej një viti, i kanë lënë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.

"Ne diskutuam me drejtorin e Kurrikulës, i paraqitëm problemin, kemi një kërkesë, brenda 10 ditësh, se ka kaluar më shumë se një vit pa u pajisur me diploma. Ai na shpjegoi korrespodencat, por nuk kemi pasur një zgjidhje. Ne kërkojmë të na vendosë në dispozicion dokumentacionin. Çështja çalon këtu, në 2017 kur studentët janë regjistruar, fakulteti nuk i ka përcjellë listën rektorit, por QSHA-së, kjo është në shkelje. Por QSHA ia ka vendosur në dispozicion listën e studentëve rektoratit, që e ka njohur këtë listë, diplomat janë dërguar paraprakisht, por dje janë kthyer pasi sipas rektoratit duhet ndjekur procedurë tjetër.

Pavarësisht konflikteve mes rektoratit dhe dekanatit, këta studentë kanë numrat e matrikullimi dhe kërkojnë që të pajisjen me diploma. Ne kemi bërë një kërkesë dhe përgjigja që presim përpara se ti drejtohemi gjykatës është të pajisemi me diploma. Sot nuk u zgjidh gjë, pasi dje rektorati ia ka çuar listat fakultetit të Ekonomisë. Pas 10 ditësh dokumentet do i çojmë në gjykatë. Procedura duhet të ishte ndjekur në 2017. Zgjidhja është që Ekonomiku të dërgojë diplomat te rektori, i cili duhet ti nënshkruajë" tha një përfaqësues i studentëve.

Drejtori i Kurrikulave Albano Zhapaj zbuloi se në listat e studentëve që Qendra e Shërbimeve Arsimore ka pajisur studentët me numra matrikullimi, ka një mospërputhje pasi rezultojnë 126 emra dhe 137 kartonë. Pikërisht kjo diferencë me 11 studentë ka lënë pezull firmosjen e diplomave të studentëve. Zhapaj u shpreh se nëse dekani i Ekonomikut, pra Dhori Kule sot dërgon listat, rektori i firmos diplomat.

"Çështja ka zgjidhje, nëse doni të dini se ku është shkelja unë ua them. Studentët janë në të drejtën e zotit dhe duhet të kenë dokumentin. Tani zgjidhja, unë po i dorëzoj avokatit të studentëve, një shkresë që i kemi dorëzuar ministres së Arsimit, e cila është hartuese e udhëzimit, ne duhet të dimë të gjithë se marrëdhëniet i rregullon udhëzimi.

Përgjegjësia është e QSHA dhe fakultetit Ekonomik që komunikojnë në mënyrë jo zyrtare. Ministrja e Arsimit e ka zgjidhjen në dorë. Nëse sot dekani dërgon sot listat, zgjidhja do të jetë e menjëhershme, listat duhen. Po ju nxjerr edhe një dokument, 11 kartonë nuk janë në listë, ky është faji i fakultetit, për këtë çështje po merret prokuroria. Nuk mund të lëshojmë diploma, që në regjistrat bazë nuk regjistrojë" tha ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?