Konflikti Leli-Duka lë Vlorën turistike në plehra! Kontejneret dy ditë pa pastruar, mbeturinat në rrugë

7 Qershor 2023, 16:04| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 16:16

  • Share

Kjo është gjendja në Lungomare paraditen e kësaj mërkure. Kontejneret prej dy ditësh nuk pastrohen, ndërsa plehrat janë të shpërndara në rrugë, banorët të shqetësuar shprehen se mbetjet po kthehen në burim për inefksione.

“Vjen ere e keqe, çdo ditë është vëretët e shëmtuar, kjo pamje për Vlorën, patjetër që më shqetësim unë banoj këtu në Vlorë dhe kërkoj pastërti. Është problem gjithmonë, por gjatë verës ka shumë njerëz, koshat mbushen plot dhe nuk pastrohen.”, tha një qytetar Italian që banon në Vlorë.

Pamjet e xhiruara nga Report TV i përkasin unazës së qytetit të Vlorës dhe Lungomares. Në bashki askush nuk reagon për situatën e paprecedente ku gjenden Vlora në nisje të sezonit turistik.

Jashtë kamerës, burime nga ky institucion thanë se konflikti pas nisur prej një viti mes kompanisë së pastrimit “Duka SHPK” dhe kryebashkiakut në largim Dritan Leli.  Kjo e fundit ka paditur bashkinë për detyrimet e prapambetura, ndërsa Leli ka kërkuar publikisht që ti hiqet leja e mjedisit kompanisë “Duka”.

Situata nuk pritet të gjejë zgjidhje deri ne datën 2 korrik kur përfundon kontrata e kompanisë “Duka” me bashkinë për pastrimin e qytetit, ndërsa ata që e vuajnë janë qytetarët vlonjatë dhe turistët e shumtë që e frekuentojnë gjatë verës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 10/06/2023 15:03

    Fatkeqesi e madhe se erdh nga i vellai rahmet past nga edi ne ate post se as nuk e njihte njeri ne vlor si vec po te dilte me nabain halil lelin .

    Përgjigju
  • Ariu [email protected]: 08/06/2023 14:58

    Lela na mori dhe shpin ne muradie na dha 1 vit qira dhe e beri bujtin hotel shurren qe ka nxjer intelektualet me te medhenj ne Vlore,Vironin e Drites RIP,Kakatin,Sadik Babocin,Driten e shume te tjere

    Përgjigju
  • Beso: 08/06/2023 07:05

    S.eshte cudi. Leli me te gjithe eshte zene ne Vlore. Ngeli duke qarkulluar njerezit qe punojne si mbreti grate. Cudi si mund te drejtoje nje bashki nje qe ne bashki se do asnjeri

    Përgjigju
  • Elton: 08/06/2023 00:08

    Ku e ka mëndjen leli ku e keni ju,ai do ndonjë kuti xhel X flokët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?