Marsel Buçi ka denoncuar sërish për mediat pasi shprehet se është dhunuar nga shefi i krimeve në Devoll. 34-vjeçari tha se gjatë kohës kur ishte marrë në komisariat, Pashko Syziu (shefi i krimeve) ishte i dehur dhe e kishte dhunuar në çdo pjesë të trupit të tij. E pranishme në komisariat gjatë momentit të dhunimit ishte dhe gangsterja e Bilishtit, Deizi Arapi e cila sipas Buçit po qeshte.
‘Mbrëmë kam dalë nga shtëpia të pija një kafe. Në atë moment kalon Deizi Arapi kthej kokën dhe më ofendon e më shan. I shkoj pranë dhe i them, moj vajzë mos më shaj se më vjen zor të dal në rrugë. Kam vënë në dijeni shefi e krimeve më ka thënë që nuk kemi mundësi nuk kemi ligj që thotë të dënojmë njerëzit për ofendim. Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool, i thosha mos më godit të lutem reflekto. Nuk më linte të flisja e të shpjegohesha më ka goditur.
Më pas ka ardhur avokati im, në atë moment është qetësuar situata, kama shkuar në drejtori dhe e kam kallëzuar shefin e krimeve në Devoll. Nuk di çfarë të them tjetër. Jam në një situatë të vështirë. Ata mund të hetojnë por jo me dhunë. Është e disata herë që shoqërohem në komisariat, unë jam ankuar po nuk më kanë dhënë zgjidhje.
Pyetje: Po arrestimi i dy vëllezërve?
Nuk e njoh djalin nuk kam patur konflikt, me atë po merret shteti unë nuk kam ide. Nuk kam akuzuar njeri, mua vetëm Deizi më ka kërcënuar më ka thënë do të djeg makinën dhe do të djeg kalamajtë. Unë dua qetësinë time, të fëmijëve, ndihem i kërcënuar, nuk ka drejtësi nuk më ndihmon njeri. Jam në situatë të vështirë.’- tha Buçi.
Lajmi kryesor:
Deizi bën ‘çorap’ Devollin! Pezullohet shefi i krimeve, dhunoi Marsel Buçin që 27-vjeçarja e akuzon se i dogji makinën! I riu: ‘Gangsterja’ hargalisej me Pashk Syziun kur më rrihte
SI.E.//ReportTv.al