DEVOLL- Deizi Arapi del sërish në skenë! 27-vjeçarja e njohur si ‘gangsterja’ e Bilisht është vënë në qendër të vëmendjes pas hetimit që kanë nisur autoritetet policore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Devoll.
Ka qenë 34-vjeçari Marsel Buçi, i cili ka shkuar në komisariat për të vënë në dijeni shefin e Krimeve, Pashk Syziun se Arapi vijon ta kërcënojë për djegien e Makinës. Në një deklaratë për mediat, Buçi thotë se mbrëmë kishte dalë nga shtëpia të pinte kafe, kur papritur është përballur me Arapin, që sipas tij 27-vjeçarja e ka ofenduar. Buçi tregon se shefi i Krimeve e ka përcjellë nga zyra duke thënë se nuk mund të dënojnë njerëz për ofendim.
Një natë më parë, Buçi është thirrur në komisariat dhe ai tregon se shefi i Krimeve ka ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas Buçit, e pranishme në zyrën e Syziut ka qenë edhe Deizi Arapi, e cila se qeshte gjatë kohës që shefi i Krimeve godiste 34-vjeçarin. Buçi tha se Syziu ishte nën efektin e alkoolit.
“Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool...”, tha Buçi për mediat.
Buçi ka denoncuar shefin e Krimeve për dhunë, ndërsa ai tashmë është pezulluar nga detyra momentalisht për tre ditë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe nëse do të zgjasin Syziu do të vijojë të jetë i pezulluar deri në përfundim të tyre.
Nga ana tjetër, vetë Syziu ka dhënë dëshminë në AMP për pretendimet e Buçit se e ka dhunuar. Syziu ka deklaruar se nuk është e vërtetë që ka ushtruar dhunë. Ai ka konfirmuar praninë e Deizi Arapit gjatë kohës që ka marrë në pyetje Buçin, por nuk pranon se e ka goditur 34-vjeçarin. Ai është shprehur se kanë qenë në komisariat për t’iu marrë dëshminë pas konfliktit që kanë pasur jashtë.
Gazetari i Report TV, Armand Braho është interesuar për këtë ngjarje. Burime brenda komisariatit të Devollit thonë që janë të vërteta pretendimet e Marsel Buçit. Sipas të njëjtave burime, Syziu e ka goditur këtë të fundit në prani të Deizi Arapit dhe disa policëve të tjerë.
Burimet konfirmojë se gjatë marrjes së dëshmisë së Buçi, në ambientet e jashtme të komisariatit ditën e djeshme ndodhej dhe Deputeti Bledion Nallbati, i cili është përmendur më herët dhe nga Deizi Arapi, për të cilin ajo dyshonte se deputeti në fjalë mund të kishte shtyrë Marsel Buçin t’i digjte mjetin e saj. Deputeti Bledion Nallbati ka arritur të futet edhe në zyrën e shefit të Krimeve dhe gjatë momentit të marrjes në pyetje të të dy të shoqëruarve, Nallbati ka ushtruar presion ndaj autoriteteve dhe ka pyetur në formë imponuese Marsel Buçin se cili nga punonjësit e policisë ka ushtruar dhunë ndaj tij.
‘Saga’ e akuzave mes dy të rinjve ka nisur që prej muajit shtator, ku me datë 25, makina e Deizi Arapit u shkrumbua nga flakët. E reja tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Buçin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit. Sipas 27-vjeçares, konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki
Nga ana tjetër, më datë 10 tetor i është vënë flaka edhe mjetit të Marsel Buçit. I ati i Marsel Buçit ka lëshuar akuza ndaj Arapit se ajo fshihet pas djegies së makinës të djalit të tij.
Për djegien e makinës së Marsel Buçit (punonjës në karburantin e deputetit të PD-së) është arrestuar shtetasi Durim Stafa dhe Resmi Stafa (u shpall në kërkim) vëllezër. Nuk dihen ende motivet që shtynë këta shtetas për të ndërmarrë aktin e djegies së makinë së Marsel Buçit natën e 10 Tetorit 2022.
Emri i Deizi Arapit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi një muaj me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe se fyeu e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe. Kujtojmë se edhe në vitin 2018, 27-vjeçares i dogjën makinën që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.
Deputeti i PD-së në Devoll Bledion Nallbati ka ndërhyrë mbrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje të Deizi Arapit dhe Marsel Buçit. Ky i fundit pretendon se është dhunuar nga shefi i krimit të Devollit dhe e ka kallëzuar, duke i kushtuar shefit të krimit 3 ditë pezullim deri në zbulim të detajeve të reja. Por ndërhyrja e Bledion Nallbatit duket se nuk i ka pëlqyer shumë Pashë Syziut, i cili i ka dedikuar një status në rrjete sociale. Syziu ka ironizuar deputetin i cili sipas tij është i zhytur në llum dhe se është bërë pjesë e batakçinjve duke u krekosur me këto arritje.
‘Të ndodh të ndeshësh në jetë një llojshmëri njerëzish . Ata të ndershmit që deri në vuajtje mbeten të tillë . Ata që goditen prej kamzhikut të gjithkujt dhe nuk përulen . Ata për të cilët nuk interesohet kush dhe vjen një ditë që dikush nga turma trumpeton me të madhe se drejtësia ekziston ,se ai është zëri i tij ,zëri i të gjithë atyreve që zvarrirur kanë vrarë kohën .
Deputeti !
Foli dikush dhe lajmi mori dhenë . Çdo skutë dëgjoi emrin e tij ,imazhi i tij pushtoi televizionet,fjala e thënë prej tij adhurohej pafund . Turma e ndiqte kudo ,turma hallakatej pas hapave ,turma puthte pragjet ku shkelte . Mori dhenë devodshmëria dhe gëzimi hodhi vallen e radhës .
Po çfarë ndodhi ?
Deputeti ...
Me kollare ,i veshur me imunitet ,me dorë të fortë e të hekurt,kishte çelsin e një megaporte . Portës ku kishte vdekur drejtësia . Dhe ai krekosej rrethuar me baktaçinjtë ,krekosej me këto arritje ,i zhytur në llum ,kurorëzuar me fitoret e natës së errët që ndizte drita llahtari .
Bërtiti dikush tjetër :- Nuk është deputeti ynë është rrugaçi që po na rrëmben mes katrahurës . Dhe fati i tij u bë varri rrugaçi mbeti po deputet.’- shkroi Pashë Syziu.
Burimet e Report Tv konfirmojnë që Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit Pashk Syziu ka dhënë deklaratën e tij rreth orës 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku është pretenduar se Marsel Buçi është dhunuar nga ky i fundit. Ndërsa sot ai ka dhënë dëshminë e radhës mbi çështjen në AMP – Tiranë.
Syziu në dëshmi ka theksuar se nuk ka ushtruar dhunë kundrejt askujt dhe se në momentin kur pretendohet se është ushtruar dhunë, në prezencë për sqarime ka pasur Marsel Buçi e Deizi Arapi, të cilët janë shoqëruar në polici për deklaratë, pasi në të njëjtën mbrëmje (dje) kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin që dyshohet se ka ndodhur për ngjarjet e mëparshme. Pashk Syziu ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje nga organet e policisë, ku shprehet i bindur se nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt.
Të njëjtat burime na konfirmojnë se në zyrën e shefit të Krimeve ka hyrë dhe Deputeti Bledion Nallbati gjatë momentit të marrjes në pyetje të dy të shoqëruar, i cili ka ushtruar presion ndaj autoriteteve dhe ka pyetur në formë imponuese Marsel Buçin se cili nga punonjësit e policisë ka ushtruar dhunë ndaj ti.
Marsel Buçi ka denoncuar sërish për mediat pasi shprehet se është dhunuar nga shefi i krimeve në Devoll. 34-vjeçari tha se gjatë kohës kur ishte marrë në komisariat, Pashko Syziu (shefi i krimeve) ishte i dehur dhe e kishte dhunuar në çdo pjesë të trupit të tij. E pranishme në komisariat gjatë momentit të dhunimit ishte dhe gangsterja e Bilishtit, Deizi Arapi e cila sipas Buçit po qeshte.
‘Mbrëmë kam dalë nga shtëpia të pija një kafe. Në atë moment kalon Deizi Arapi kthej kokën dhe më ofendon e më shan. I shkoj pranë dhe i them, moj vajzë mos më shaj se më vjen zor të dal në rrugë. Kam vënë në dijeni shefi e krimeve më ka thënë që nuk kemi mundësi nuk kemi ligj që thotë të dënojmë njerëzit për ofendim. Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool, i thosha mos më godit të lutem reflekto. Nuk më linte të flisja e të shpjegohesha më ka goditur.
Më pas ka ardhur avokati im, në atë moment është qetësuar situata, kama shkuar në drejtori dhe e kam kallëzuar shefin e krimeve në Devoll. Nuk di çfarë të them tjetër. Jam në një situatë të vështirë. Ata mund të hetojnë por jo me dhunë. Është e disata herë që shoqërohem në komisariat, unë jam ankuar po nuk më kanë dhënë zgjidhje.
Pyetje: Po arrestimi i dy vëllezërve?
Nuk e njoh djalin nuk kam patur konflikt, me atë po merret shteti unë nuk kam ide. Nuk kam akuzuar njeri, mua vetëm Deizi më ka kërcënuar më ka thënë do të djeg makinën dhe do të djeg kalamajtë. Unë dua qetësinë time, të fëmijëve, ndihem i kërcënuar, nuk ka drejtësi nuk më ndihmon njeri. Jam në situatë të vështirë.’- tha Buçi.
/LALUC/,mos komento nese nuk kupton cfare shkruaj.Shqiperia ka vuajtur perhere nga nderhyrjet e politikaneve,deputeteve dhe te tjereve te rendesishem,qe historikisht kane perdorur emrin,poziten,postin,bile dhe partine ku bejne pjese per te ndikuar e intimiduar aty ku nuk u takon.Disa e bejne me deklarata qe shkojne pertej kornizave qe u lejon detyra,disa deklaratave u shtojne dhe ndonje foto te tyre,si tek darka e famshme e Metes e Berishes //e shpalosur//per te gjitha mediat,por dhe per org.e drejtesise qe do te merrnin vendim per fatin e Metes,ndonje e ben dhe me nderhyrje direkte fizike,si Meta qe uleriste per ceshtjen e zyrave te njeres prej partive aleate,apo Mul Noka qe vajti dhe i vuri duart ne fyt policit brenda ne komisariat,keto ishin disa nga rastet me te renda,por dhe rasti i mesiperm nuk bie me poshte.Ne pamje te pare,duket sikur ish-deputeti qe i eshte ngateruar dhe vete emri i tij ne kete histori,duket qe i ka qare hallin viktimes te rrahur,por menyra se si eshte //interesuar// eshte e kundraligjshme.Nuk mund te hysh ne nje zyre,aq me teper ne nje komisariat sikur je zot i vendit,nuk mund te pyesesh se kush te rrahu nga policet sikur je gango rruge,apo sikur do t'ju besh gjemen torturuesve,fale emrit,pozites e postit qe ke.Demokracia dhe nje shtet i se drejtes,as nuk i pranon,as nuk i lejon veprime te tilla,sepse quhet nderhyrje dhe intimidim.Prandaj duhet nje ligj qe t'i ndaloje keta politikane,deputete e zyrtare te larte te bejne veprime te tilla.Nje ligj i tille per momentin ne Shqiperi mund te mos behet,por ne nje te ardhme te afert mund,dhe do te jeni ju,ose femijet tuaj qe do t'a kerkojne vete kete ligj,mbasi te emancipoheni dhe te largoheni nga mendesia turkoshake qe reflektohet ne lejimin e pranimin e dukurive te tilla.
PërgjigjuIris shko bej nje vizite syve se ke probleme me shikimin... te sheh vetem djathtas... majtas ske fare kendveshtrim edhe pse ka 9 vite qe ke sa te duash hapsire per te kullosur syte... dhe sa i perket lalucit dëgjoja keshillen se mbase te kthehet shikimi
Telenovele Korce! Kete shefin e pezulluan,po alkoolin ja maten sa e kishte ne gjak? Avokati i z. Buci a i beri foto te trupit te klientit te tij per te dokumentuar hematomat? A u morri deshmite policeve te pranishem,sidomos atij qe ndihmoi Z.Buci?A nuk eshte rasti, qe te krijohet nje ligj ne kuvend, ku t'u ndalohet deputeteve dhe politikaneve te tjere qe futen ne zyrat e shtetit,te drejtesise dhe te rendit, t'ju imponohen personave qe punojne,ose qe ndodh qe te jene aty,duke perdorur emrin,poziten,ose postin e tyre,bile te pergjigjen penalisht per veprime te tilla? A nuk eshte ky rast qe Deizi Arapi te ndiqet penalisht si //stalker//, per kercenim,fyerje,prishje imazhi,mashtrim,manipulim dhe pse jo dhe fyerje,si dhe per shkaktim stresi?
PërgjigjuCa ligji kerkon ti? Dmth qe ligji te ndaloje qe nje dava bundre tu tregoj cicat policeve e deputeteve dhe kta te fundit duke u shkuar goja leng, i bien fort me dore. Kurse ky i sjkreti qe hongri dru, ishte ai gjynafqari qe eshte i djeg fare per pak pjeshke. Hajde Iris hajde. Bjeri me mire pjeshkes, se ligj te tille ska per tu bere ndonjehere.
Kokerr shalet kjo shoqja gangstere.
PërgjigjuPo fillon te me pelqeje kjo histori..te pakten nuk vriten por digjen makina e fusin nje femer atje qe i sjell policet si te doje per nje pale ci*a qe ja tregon ne turnin e nates. Lereni te vazhdojne edhe pak se po behet shume interesante
PërgjigjuPo pashk syziu droges ende polic????
PërgjigjuCa rrac e keqe kurvash pasa qen keto or i qm ktej pa buk ktej pordha avadan ti djegesh me acid
PërgjigjuHahahah sa te lodhur jan meshkujt nga korca e zonat e korces saqe nje femer e quajne ganstere e kan frig. Ketej nga veriu e kishim pjek te gjall
PërgjigjuPo ma te fortin e Shkodres i femer e ka vra o figure dhe kjo ka qen me origjine korcare. Po tani si tja bejme?
Normal, prej njerezve si ty po ikin shkodranet nga Shkodra.
E ju Koli jeni aq te dobet sa ju kane bere gomer juve haha
Edhe shkodra nuk eshte keq per faktorin femer ,rri pa merak o shkodran se njesoj jane korca-shkodra i bejne zbor pjeshkes.
Ju jeni akoma ne mesjete vlla...sa e ngarkoni gruan me Pune sikur me qene Gomar
Keta police qe qellojne njerezit brenda ne komisariat nuk jane burra po jane te pa afte
Përgjigju