Burimet e Report Tv konfirmojnë që Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit Pashk Syziu ka dhënë deklaratën e tij rreth orës 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku është pretenduar se Marsel Buçi është dhunuar nga ky i fundit. Ndërsa sot ai ka dhënë dëshminë e radhës mbi çështjen në AMP – Tiranë.
Syziu në dëshmi ka theksuar se nuk ka ushtruar dhunë kundrejt askujt dhe se në momentin kur pretendohet se është ushtruar dhunë, në prezencë për sqarime ka pasur Marsel Buçi e Deizi Arapi, të cilët janë shoqëruar në polici për deklaratë, pasi në të njëjtën mbrëmje (dje) kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin që dyshohet se ka ndodhur për ngjarjet e mëparshme. Pashk Syziu ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje nga organet e policisë, ku shprehet i bindur se nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt.
Të njëjtat burime na konfirmojnë se në zyrën e shefit të Krimeve ka hyrë dhe Deputeti Bledion Nallbati gjatë momentit të marrjes në pyetje të dy të shoqëruar, i cili ka ushtruar presion ndaj autoriteteve dhe ka pyetur në formë imponuese Marsel Buçin se cili nga punonjësit e policisë ka ushtruar dhunë ndaj ti.
Lajmi kryesor:
Deizi bën ‘çorap’ Devollin! Pezullohet shefi i krimeve, dhunoi Marsel Buçin që 27-vjeçarja e akuzon se i dogji makinën! I riu: ‘Gangsterja’ hargalisej me Pashk Syziun kur më rrihte
G.MO/ReportTv.al