Kronikë

Vlorë/ Pronari i hotelit në Borsh kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim babai dhe një tjetër (VIDEO)

26 Gusht, 08:40| Përditesimi: 26 Gusht, 11:12

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Borsh, një nga zonat më të pëlqyera nga turistët. Pronari i Hotel Riviera, Emanuel Shkëmbi është konfliktuar me dy punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, dhe më pas i ka kanosur me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.

Nën hetim është vënë edhe babai i tij 56-vjeçar, Alfred Shkëmbi, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjësve, A.K, si edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. Policia ka publikuar momentin e konfliktit mes personave, ndërsa pistoleta u gjet e fshehur në një valixhe.

Gazetari Armand Xhelili raporton se sherri dyshohet ka nisur për punët e hotelit dhe marrjen e pagesës.  Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe pistoletën, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm. Ndaj 26-vjeçarit rëndojnë akuzat e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. I ati akuzohet për dëmtime me dashje, ndërsa personi që fshehu pistoletën për veprime që pengojnë të vërtetën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;  P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.", njofton policia. 

Lajm në përditësim...

Ora 11:02
FOTO/ Pronari kërcënoi me armë punonjëset nënë e bijë, ky është hotel ‘Riviera’ në Borsh ku ndodhi konflikti

1756198911_hotelriviera.jpg

Ky është hotel “Riviera” në Borsh, ku ndodhi përplasja mes pronarit Emanuel Shkëmbi dhe dy punonjëseve, nënë e bijë. Ai u vu në pranga për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi i ka kërcënuar me pistoletë.

Edhe babai i tij, Alfred Shkëmbi është nën hetim pasi ka dhunuar një tjetër punonjëse. Arma me të cilën kërcënoi punonjëset 26-vjeçari është sekuestruar, ndërsa nën akuzë për fshehjen është vënë një 76-vjeçar.

Ora 09:30
Pronari kërcënoi me armë dy punonjësit në hotelin në Borsh, publikohen pamjet e konfliktit! Pistoleta e fshehur në një valixhe (VIDEO)

 

Publikohen pamjet e konfliktit mes 26-vjeçarit Emanuel Shkëmbi dhe punonjëseve, nënë e bijë që kërcënoi me armë në ambientet e hotelit të tij në Borsh. Në pamje shihen disa persona teksa konfliktohen në ambientet e jashtme,  ndërsa pistoleta u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, e cila ishte futur në një valixhe.

Përveç pronarit 26-vjeçar të arrestuar, nën hetim është vënë dhe babai i tij, Alfred Shkëmbi pasi ka dhunuar një punonjëse tjetër, si edhe një i moshuar që ka fshehur armën e zjarrit.

"Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    •    E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    •    A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    •    P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • loni: 26/08/2025 09:52

    Pronar baron droge,kot i shajnë malokët se këta të bregut janë më derra.

    Përgjigju
  • Loni: 26/08/2025 09:42

    Nga nje ane nuk ka faj. Do thoni ju si flet keshtu!? Nuk ka faj si pronar sepse punetoret ne 90% te rasteve ne nje moment nje dite normale thojne nuk vij me ne pune.Edhe ta lejne punen ne pikun e punes. Duhet nje kontrate nga shteti per te dyja palet kush e prish te demshperblej njeren ose tjetren. Por tr zbatohet jo ligje qe shkruhen e nuk zbatohen. Edhe do ta zgjidhte perfundimisht marredhenien 2 paleshe. Sepse i teket pronarit ose punetores ikin ose te largojne nga puna 1 dit te bukur( nuk e ben sic duhet punen apo pronarit si pelqen ajo qe ben) kjo kontrate do sillte nje stopin si nga pronari si nga punedhenesi duke e ndeshkuar me burg ose mase administrative. Behet ore si nuk behet ky vend. Pjesa e armes e pa tolerueshme. Nuk duhet te dilte ne skene arma ne nje biznes fare as ne mendime.

    Përgjigju
    • Artan: 26/08/2025 10:53

      Fatkeqesisht hotelet jane kapur me para droge, korrupsioni dhe pronaret e tyre duke qene nga kjo categori 70% nuk njohin memyre tjeter vec banditizmin. Keta kujtojne se akoma jane ne epoken e skllaverise..Ketyre individeve u duhet mbyllur biznesi dhe nuk duhen lejuar te ushtrojne kete biznes...

    • Beni: 26/08/2025 10:36

      Ti qeke gomar komplet.po si ore nuk ka faj. Do e mbash puntorin me pistolet te koka ti se po iken. Ca jemi ktu ne kohen e skllaverise? E dyta, ajo kontrate qe ti thua ekziston ka shteti ligje e penalitete per te dyja palet, pronari qe ti mbron sdo kontrate se suhet te paguaj taksa e sigurime, ato hallexheshkat pranojne dhe pa kontrate se duan te punojne. Ti do jesh ndonje halabak si ky pronari qe do te paguash kamarierin 15000 lek ne muaj pa sigurime e kur ikin ankohesh se sdo njeri te punoje

    • Lenti: 26/08/2025 10:04

      O Loni prek betoni si nuk paska faj kur kercenon me arme punonjesin? Perse cfare jane ata skllever? Si e rreh pronari punonjesin?? Jeni ne terezi me kete mentalitet kafshesh? Problemi me i madh eshte se i liron gjykata dhe prokuroria e koruptuar pa i shikonim trimat dhe kane apo skane faj. Keta duhen bere shembull si Mihali.

    • Ariu: 26/08/2025 09:52

      Loni ata jane muter jo pronarer.

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?