Kongresi i Parë i Shëndetësisë, Ministrja: Pas pak ditësh vihet në funksion Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, këtë vit nis puna për tre shërbime të reja

6 Mars 2023, 11:28| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:29

  • Share

Në Kongresin e Parë të Shëndetësisë që ka bërë bashkë politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj ka bërë me dije risitë për zhvillimet në infrastrukturë dhe shërbime të reja.

“Edhe pak ditë dhe hapim dyert e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, një strukturë tejet moderne ku qytetarët do të marrin shërbim super cilësor”, - nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ndau lajmin se së shpejti do të sigurohen procedura të reja në strukturat publike si fertilizimi in vitro, transplanti i palcës së kockës dhe trajtimet për insultet cerebrale.

“Investimet në teknologji e pajisje dhe edukimi në vazhdim të profesionistëve që sapo kemi nisur do të sigurojnë edhe shërbime të reja në strukturat publike, si Qendra e Fertilizimit in vitro, Transplanti i Palcës së Kockës dhe trajtimet për Insultet Cerebrale, puna për të cilat ka filluar tashmë”, -u shpreh Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?