TIRANË- Në muajin prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë Kongresit të Shëndetësisë njoftoi se kanë vendosur që pagat e mjekëve specialistë t’i rrisin me 50 mijë lekë më shumë.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek autonomia spitalore, për të cilën tha se do të garantojë paga më të larta për mjekët më performancën më të mirë, por Rama theksoi se është e rëndësishme që të vendosin një tavan për pagat e mjekëve që të jetë dinjitoze. Për këtë arsye, Rama tha se është vendosur rritja e pagave për mjekët specialistë që kalon nivelin e pagave të vendeve të rajonit dhe barazohemi me Serbinë.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, tha Rama.
Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Por, Rama tha se nuk do të përjashtojnë nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024.
“Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”, tha Rama.
Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se deri më tani kanë rritur me 63% pagat e mjekëve si dhe do të vijojë me mbështetjen financiare për profesionistët e shëndetësisë.
“Të dashur profesionistë të shëndetit, jo vetëm se tashmë u bënë vite që punojmë bashkë, por unë jam një nga ata njerëz që besojnë në atë shprehjen, “jo të gjithë ëngjëjt kanë krahë, disa kanë stetoskop”. Por fjalët e mira nuk mjaftojnë ne këtë e dimë dhe ndaj e kemi shoqëruar me akte konkrete të mbështetjes financiare dhe profesionale, duke i mbajtur premtimet tona. Nga piknisja rritëm me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, si dhe jemi zotuar që të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë. Reforma spitalore me modelin e ri të autonomisë do të mundësojë më shumë incietiva financiare për mjekët nga pagesa për performancën te praktikat dysishe”, u shpreh ajo.
Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierëve teksa theksoi se tashmë ka ardhur koha që kjo problematikë të adresohet, sepse nuk mundet që shteti shqiptar të paguajë për studimet e një të riu shqiptar që më pas ikën dhe punon për sistemin shëndetësor në Gjermani. Rama tha se ky fenomen duhet të marrë fund dhe se studentët nuk duhet thjesht të mbarojnë shkollën e të ikin, por edhe të shërbejnë në vendin e tyre.
“Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale.
Këtë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapaguesi shqiptar nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet dhe aspekti praktik.”, tha ai.
Kongresi i Parë i Shëndetësisë po mbahet sot në Tiranë dhe do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve. Ky Kongres synon të bëjë bashkë politikëbërës, profesionistë të Shëndetësisë, ekspertë, përfitues të shërbimeve dhe aktorë të tjerë për të ndarë përvojat dhe sfidat e këtij sektori.
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për shërbimet shëndetësore, qytetarët po marrim sot frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor dhe më të shpejtë. Nuk ka më shpenzime në lekë e kohë, radhë e copa letrash të panevojshme në qendrat shëndetësore e poliklinika si më parë, falë shërbimeve të shumta, që ofrohen sot në e-Albania: si rezultatet e kontrollit shëndetësor bazë, regjistrimi i vizitave mjekësore, rekomandimet mjekësore, recetat e rimbursueshme apo raportet mjekësore që po jepen elektronikisht etj. Këto procese digjitalizimi dhe shfrytëzimi efikas i teknologjive të reja po mundësojnë prej vitesh uljen e informalitetit dhe evazionit në sektorin e shëndetësisë.
Ishin këto disa nga pikat kryesore të fjalës që drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mbajti sot në Kongresin e Parë për Shëndetësinë, ku po diskutohen vizioni, politikat e duhura dhe mbështetja e domosdoshme financiare për bluzat e bardha.
Pasi ndaloi në një analizë të detajuar në shifra e fakte: 3.9 milionë receta elektronike të lëshuara gjatë vitit 2022 në sistemin e-Receta; 5.8 milionë vizita të regjistruara në sistemin e-Vizita; 1.8 milionë referime për ekzaminime të avancuara mjekësore të regjistruara në sistemin e-Referimi, nga mjeku i familjes për te mjekët specialistë; 167,000 raporte mjekësore të implementuara që në vitin e parë të implementimit të sistemit e-Raporte, duke automatizuar procesin e dhënies dhe nënshkrimit të raportit mjekësor; 265 milionë transaksione të gjeneruara në total nga të gjitha sistemet dhe shërbimet online në e-Albania gjatë vitit 2022... etj, Karçanaj shtoi se siguria është rritur më tej falë sistemit të kontrollit elektronik të subjekteve shëndetësore dhe të depove farmaceutike dhe se sot, një bar kontrollohet lehtësisht nga momentin që hyn në Shqipëri deri sa konsumohet nga pacienti, duke garantuar origjinën, cilësinë dhe çmimin.
Emergjenca e krijuar nga pandemia Covid 19, duke garantuar kujdes dhe rimbursim ilaçesh për të sëmurët, regjimi të rregulluar të lëvizjes pa ndaluar asnjë moment të gjitha shërbimet e tjera online, implementimi në kohë rekord të vaksinimit ndaj COVID si dhe certifikatës së vaksinimit, testimit dhe shërimit, e cila shkarkohet në kohë reale nga e-Albania dhe validohet elektronikisht, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit falë integrimit me sistemin “Green Pass” të BE-së, ishte një tjetër moment i përballuar me sukses.
Më tej Karçanaj shtoi se në sfidat e së ardhmes për të ulur edhe më tepër kostot, për të rritur cilësinë e shërbimit shëndësor dhe menaxhimit më të mirë të burimeve tona, do të aplikohen në hallka të ndryshme të sektorit teknologjitë e reja. “Nuk kemi përfunduar ende. Së shpejti edhe spitalet rajonale do aksesojnë online informacionin shëndetësor të pacientëve të tyre. Procesi i nisur për ngritjen e sistemit të informacionit spitalor për 4 spitalet rajonale do të shtrihet edhe në 7 spitale të tjera duke informatizuar gjithe proceset e punës dhe dokumentet mjekësore në spitalet rajonale. Në fokus janë edhe përmirësimi i sistemit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesore (QKUM), ngritja e site Business Continuity Center (BCC) dhe përmirësimi i infrastrukturës hardëare për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor dhe degët rajonale për të siguruar rritje të eficiencës së shërbimit ndaj qytetarëve. Jemi në përfundim të vënies në punë të sistemit e-Vaksina, sistemit kombëtar të vaksinimit dhe imunizimit por edhe të inventarit dhe shpërndarjes së vaksinave në qendra shëndetësore, bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim.
Kjo do të optimizojë ndjeshëm menaxhimin e stokut të vaksinave. Përmes sistemit të Bankës së Gjakut që po shtrihet në të gjithë vendin, dixhitalizohet tërësisht informacioni mbi proceset nga dhurimi i gjakut deri në ruajtjen dhe vënien e tij në dispozicion të pacientëve në nevojë”- tha Karçanaj, duke e mbyllur fjalën e saj me premtimin se gjithçka është bërë deri tani është vetëm fillimi i një ndryshimi të madh e të pakthyeshëm, se projekte të mëdha e transformuese e presin Shqipërinë dhe shqiptarët e në veçanti brezin e ri për të qënë gati në një ekonomi globale e cila po ndryshon çdo ditë.
Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Henri Kluge, ka përshëndetur mbajten e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar të pranishmëve.
“Po mblidheni bashkë në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizëm në shërbimet shëndetësore për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, - tha Kluge.
Duke folur për arritjet në shëndetësi dhe vendosjen e qytetarit në qendër të shërbimit, Kluge nënvizoi se falë arritjeve, sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimatritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndetur. Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirjen e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkulozin dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetësor parësor. Unë e di që sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, - theksoi Kluge.
Kluge ka vlerësuar Ministren Manastirliu për drejtimin, si Presidente në Sencën e 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën .
“18 Muaj më parë Ministrja Manastirliu drejtoi një diskutim që përfshiu mbarë rajonin për shëndetësinë në cilësinë e Presidentes, në seancën e 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën”, - u shpreh Kluge.
Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.
OBSH rajoni për Europën e konsideron Shqipërinë një vend partner të shëndoshë dhe një prej shtysave më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor në fushën e Shëndetësisë dhe Mirëqënies, duke përfshirë edhe punën që Shqipëria ka bërë në fushën e komunikimit për riskun dhe angazhimin e komunitetit.
Kongresin e parë të shëndetësisë, drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini e cilësoi si një ditë të shënuar për shëndetësinë shqiptare.
“Ditë e shënuar, jo vetëm për shëndetësinë shqiptare, por është një gërshetim i eksperiencën, politik bërjes, ky gërshetim i mendimit, i të dhënave, i përparimit të shkencës na bën të mundur që të marrim eksperiencë dhe ta praktikojmë”, tha Tomini.
Në një intervistë me gazetaren Enxhi Musaj, Tomini tha se shëndetësia në Shqipëri ka bërë hapa galopant.
“Kemi një kapërcim galopant në shëndetësi. Jemi fokusuara në parapërgatitje në raste emergjencash”, tha Tomini.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Denda Seferi tha për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj se fokusi i Kongresit të Shëndetësisë është të diskutohet mbi sfidat e këtij sektori dhe se çfarë mund të bëhet më mirë.
“Sot ju dëgjuar nga kryeministri që çdo mjek specialist mbi pagën e tij do të ketë një pagesë shtesë prej 50 mijë lekësh për punë mujore. Do të fillojë nga 30 prilli. Siguria është pjesa më kryesore, për të cilën të gjitha spitalet po përpiqen ta kenë në masën maksimale dhe sigurisht që mjekët janë ata që nuk duhet të preken dhe duhet të jenë pjesë e një sistemi të paprekshëm nga çdo qytetar apo njeri. Gjithçka duhet që të jetë në standarde më bashkëkohore të ofrimit të shërbimit shëndetësor. kemi ministren e malit të zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të tre sëbashku me të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë do të diskutojnë mbi sfidat e sistemit shëndetësor, jo në rajon por edhe Shqipëri”, tha Seferi.
Në Kongresin e Parë të Shëndetësisë që ka bërë bashkë politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj ka bërë me dije risitë për zhvillimet në infrastrukturë dhe shërbime të reja.
“Edhe pak ditë dhe hapim dyert e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, një strukturë tejet moderne ku qytetarët do të marrin shërbim super cilësor”, - nënvizoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu ndau lajmin se së shpejti do të sigurohen procedura të reja në strukturat publike si fertilizimi in vitro, transplanti i palcës së kockës dhe trajtimet për insultet cerebrale.
“Investimet në teknologji e pajisje dhe edukimi në vazhdim të profesionistëve që sapo kemi nisur do të sigurojnë edhe shërbime të reja në strukturat publike, si Qendra e Fertilizimit in vitro, Transplanti i Palcës së Kockës dhe trajtimet për Insultet Cerebrale, puna për të cilat ka filluar tashmë”, -u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kongresin e Shëndetësisë se deri më tani i kanë rritur pagat e stafeve mjekësore me 63%, ndërsa theksoi se do të vijojnë me mbështetjen financiare për ta. Në fjalën e saj, Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për të cilën tha se do të mundësojë më shumë mundësi të reja për mjekët që t’u rritet paga në bazë të performancës së tyre.
"Nga pikënisja rritëm me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, ndërsa jemi zotuar të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë. Reforma spitalore, me modelit e ri të autonomisë spitalore do të mundësojë më shumë iniciativa financiare për mjekët, nga pagesat për performancë dhe praktikën dyfishe.
Po adresojmë në dinamikë sfidën e mobilitetit të personelit shëndetësor, një sfidë që ka prekur jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE, me synim mbajtjen e profesionistëve në vend dhe zhvillimin e programeve për përthithjen e atyre që sot punojnë jashtë të përfshira këto si pjesë e Planit të Masave per Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 20-30, për të plotësuar nevojat në të ardhmen, për profesionistë të shëndetësisë.
Përballë kësaj sfide ne kemi mundur të ruajmë ekuilibrin, falë specializimeve të hapura çdo vit. Përmes tyre kemi mundur të integrojmë më shumë se 400 specialistë në spitalet rajonale. Falë punësimit në mënyrë transparente dhe mbi baza meritokracie, mbi 5500 profesionistë të mjekësisë ushtrojnë profesionin e tyre në çdo cep të vendit", tha Manastirliu.
vitin tjeter ja kalojme dhe gjermanise ne rroga....
PërgjigjuKjo eshte nje tjeter padrejtesi ne kurriz te punonjesve te tjere te administrates. Posi e rrisim pagen mjekve se pak leke bejne me vizitat ku cdo preson paguan, por vec kesaj presin njerzit nga tre ore se jane neper klinikat private dhe pasi vijne te thone hajde tek klinika ????♂️????♂️????♂️????♂️. Po patjeter ti rrisim rrogat 500 mije se te gjithe mjeket jane te dy ounesuar neper spitalet private dhe plus lejet qe duan per cdo operacion. Po patjeter i rridim rrogat se na ikin ne gjermani mjeket se nuk u del rroga, po ku e gjeten ate diplome keta, kush i shkolloi 10 vjet apo ua pagoi baba bursen qe u jep shteti? Kjo eshte per te vene duar ne koke, kur mendon cka rshte mjeksia fhe mjeket ne Shqiperi,90 perqind jane per prangat cdo dite! Le te kundershtoj kush te doje, kjo eshte e verteta...
PërgjigjuCfar koinçidence,pikerisht pak dite para votimeve rriten rrogat ne 400 000 leke minimumi,rriten pagat e mjekeve dhe nje tjeter ndihme per pensionistet !
PërgjigjuOre, di gje ky se pse po len shtepin dhe ikin ne Gjermani?
PërgjigjuEshte deklarata e ministrit te shendetesise para 10 Vjetesh , Ilir Beqaj , i cili thoshte rrogat per mjeke nuk rriten. Kush do te iki, le te iki, rrugen e hapur e ka, kjo eshte levizja e lire. Tani po e heqin levizjen e lire. Eshte per te qare e per te qeshur. Eshte Tragji-Komike e gjithe situata qe po ndodh tani. NESE TIRANA KA MJEK,SDO TE THOT QE KA GJITH QYTETET APO ZONAT MALORE. SITUATA ESHTE PER TE VENE DUART NE KOKE NESE DEL JASHT TIRANES. E kane televizjonet deklaraten e tij qe beri buje te madhe midis neve Mjekeve ,ku shume filluan te mesojne Gjermanisht e te shikojne te ardhmen diku tej. Megjithese kjo deklarate eshte fshire nga memorja e njerezve, sdo te thote qe eshte fshire nga memorja e mjekeve.
PërgjigjuO zot sa kam qesh me deklaraten e ketij te huajit. Sistemin shendetesor shqiptar e pret nje e ardhme e ndritur!!! Njesoj si ai çmimi nderkombetar per ushqimin e popullsise qe i dhane regjimit komunist te Ramiz Alise. Ne ate kohe ku pervec bukes se misrit cdo gje tjeter ishte me racion dhe kur u hapen kufinjte pastaj ne 90 u tmerrua Europa me mizerjen dhe urine tone.
PërgjigjuAsnje ne mbipeshe ne ate kohe or teeeejjjjj
Shendetesia vetem,korrupsion ,korrupsion,korrupsion.
PërgjigjuRrritje cdo muaj per te pasur nje rroge me vertete te kenaqshme
PërgjigjuLlogjik kali cfar lloj difernecimi eshte ky?! Specialisti dihet qe merr lek dhe ne privat me klinikat qe punojne,mjeku familjes dhe infermieret dalin me te persekutuarit dhe detyrimisht me te pamotivuarit ne kete logjike idiote qe ministria e shendetesis bashke me financat arsyetojnë këtë rritje page.
Përgjigju14 ditë para zgjedhjeve, urraaaa.
PërgjigjuKrijimi i mjekut specializand A kunder mjekut te pergjithshem B do te krijoje shume probleme sistemit shendetsor ne te ardhmen ku nuk do te mund te gjejm mjek familjet qe edhe do te jene komplet te pamotivuar dhe do te punojn shume keq, nuk eshte kjo zgjidhja
PërgjigjuTe lumte 50 mije leke te reja plus mjekeve,ne te tjereve, Agjencite Rajonale psh 40 mije leke rroge,e gjitha.
PërgjigjuShume mire keni menduar per keto vendime kryeminister,keshtu i motivoni edhe me shume studentet te punojne ne vendin e tyre
Përgjigjue meritojne plotesisht rritjen e pages pasi jane ata qe na japin garanci per jeten tone
PërgjigjuVendim mjaft i drejte rritja e pagave te mjekeve dhe specialisteve
PërgjigjuMe ne fund u kujtuam..me detyrim duhet bere qe kish mbaron arsimin publik duhet te pakten te punoje 7 vjet ne siptal publik perpara se te mund te shkoje ku te doje
PërgjigjuKa ikur ajo kohe me detyrim qe ne 1991 o shoku ynë! Sot jemi ekonomi tregu dhe kush paguan me mire mer specialist me te mire pra gjermania shume shpejt do kujtohen Franca Italia dhe Danimarca per mjek shqiptar
Është fushata e votimeve!!!!