Kongresi i Shëndetësisë, zv.ministrja: Do diskutohet mbi sfidat e sistemit shëndetësor

6 Mars 2023, 11:45| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:48

  • Share

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Denda Seferi tha për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj se fokusi i Kongresit të Shëndetësisë është të diskutohet mbi sfidat e këtij sektori dhe se çfarë mund të bëhet më mirë.

“Sot ju dëgjuar nga kryeministri që çdo mjek specialist mbi pagën e tij do të ketë një pagesë shtesë prej 50 mijë lekësh për punë mujore. Do të fillojë nga 30 prilli. Siguria është pjesa më kryesore, për të cilën të gjitha spitalet po përpiqen ta kenë në masën maksimale dhe sigurisht që mjekët janë ata që nuk duhet të preken dhe duhet të jenë pjesë e një sistemi të paprekshëm nga çdo qytetar apo njeri. Gjithçka duhet që të jetë në standarde më bashkëkohore të ofrimit të shërbimit shëndetësor. kemi ministren e malit të zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të tre sëbashku me të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë do të diskutojnë mbi sfidat e sistemit shëndetësor, jo në rajon por edhe Shqipëri”, tha Seferi.


Lajmi kryesor:

Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?