Politikë

Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, ‘flet’ Diella: AI dhe nanoteknologjia së bashku, zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë

29 Shtator, 10:45| Përditesimi: 29 Shtator, 11:22

  • Share

 

Diella, ministrja virtuale ka mbajtur “ fjalën” në Kongresin Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë. Ajo tha se Inteligjenca Artificiale dhe Nanoteknologjia janë dy forca që po bashkohen, dhe të dyja së bashku mund të arrijnë aty ku njerëzimi ka guxuar të shkojë me imagjinatë. 

"Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën. Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. “E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj. Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore.", tha Diella. 


Lajmi kryesor:

Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama: Të ndërtojmë një brez novatorësh që do çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?