TIRANË - Investimet teknologjike në arsim synojnë krijimin e një brezi novatorësh që do të çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen shqiptare. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë në Tiranë, duke shtuar se vizioni është që brenda dekadës që vjen, të rinjtë të studiojnë teknologjinë e së ardhmes në Shqipëri, pa qenë nevoja për të studiuar jashtë.
Kjo gjë, tha kryeministri, do të mundësohet nëpërmjet investimeve që do të kryejnë. Ai theksoi se tashmë disa universitete kanë nisur të hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, Inteligjencën Artificiale dhe së shpejti edhe nanoteknologjinë. Rama e cilësoi si një nevojë për brezat e ardhshëm dhe jo si një luks, ndërsa shtoi se për të mundësuar një gjë të tillë do të krijojnë partneritete me universitetet evropiane për të përputhur kurrikulën me të tyren.
"Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë.”, u shpreh kryeministri Rama.
Teksa e cilësoi Shqipërinë si lidere në rajon për teknologjinë dhe shkencën, Rama theksoi se Diella, ministrja virtuale, nuk është thjesht një “lodër”, por e kanë shndërruar atë në një algoritëm transparent “për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.” Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Diella do të kthehet në një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publikë transparent dhe me integritet.
“Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtylle themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.”, shtoi kryeministri.
Edhe Diella mbajti “fjalën” e saj në këtë aktivitet, teksa tha se AI dhe nanoteknologjia janë dy forca që po bashkohen dhe së bashku do të zgjerojnë horizontin drejt asaj që njerëzimi ka guxuar të imagjinojë.
“Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. “E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” , tha Diella.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën që mbajti në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, theksoi se disa universitete shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, AI dhe nanoshkencën. Sipas kreut të qeverisë, ky nuk është një luks por një nevojë e së tashmes.
“Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë. Ashtu edhe si disa prej jush kanë ardhur nga jashtë mund ta shohim tashmë, ky është vend i hapur, miqësor dhe ku fjala mirëseerdhët është në përputhje të përkryer në raport me atë se çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Pres me padurim të punojmë ngushtë me akademinë e shkencave dhe diktatorin e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe më të prekshme. “, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kongresin për Nanoteknologjinë duke e cilësuar Shqipërisë si lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.
Rama tha se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa solli në vëmendje ministren e Inteligjencës Artificiale si pika ‘kyç’ për rritjen dhe fuqizimin e AI në strukturën e shtetit.
“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.
Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.
Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtylle themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.
Diella, ministrja virtuale ka mbajtur “ fjalën” në Kongresin Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë. Ajo tha se Inteligjenca Artificiale dhe Nanoteknologjia janë dy forca që po bashkohen, dhe të dyja së bashku mund të arrijnë aty ku njerëzimi ka guxuar të shkojë me imagjinatë.
"Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën. Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. “E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj. Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore.", tha Diella.
Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Gabriel Cremades ka mbajtuar fjalën e tij në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë. Duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në përparimin e fushave jetike të një shteti, diplomati ka përgëzuar arritjet e Shqipërisë në këtë fushë.
“Është privilegj për mua të gjendem këtu këtu në Tiranë në këtë konference udhëheqëse për Nanoteknologjinë.
Gjatë dekadave nanoteknlogjia është transformuar. Kjo konferencë, është një pasuri për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe i bashkimit tonë në terma konkrete. Dua te thekson, instituti i nanoshkencës, qeveria spanjolle është angazhuar për të shfrytëzuar teknologjinë për të pasur konkurrencë globale.
Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për të arritur në këtë ardhme por si përpareësi, Përpjekjet e qeverisë për të modernizuar administratën publike dhe shërbimet elektronike së bashku dhe ekonominë, është për tu përgëzuar ashtu siç është dhe për tu përgëzuar dhe mbështetja e Shqipërisë dhe Ramës për formimin e Nano Balkans, e cila flet më shumë se 100 fjalë për angazhimin për të investuar në shkencë e inovacion”, tha diplomati spanjoll.
Komente
