Politikë

Kongresi për Nanoteknologjinë, ambasadori spanjoll: Përgëzime Edi Ramës për arritjet në fushën e teknologjisë dhe për mbështetjen për NanoBalkan

29 Shtator, 10:42| Përditesimi: 29 Shtator, 11:25

  • Share

 

Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Gabriel Cremades ka mbajtuar fjalën e tij në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë. Duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në përparimin e fushave jetike të një shteti, diplomati ka përgëzuar arritjet e Shqipërisë në këtë fushë.

“Është privilegj për mua të gjendem këtu këtu në Tiranë në këtë konference udhëheqëse për Nanoteknologjinë.

Gjatë dekadave nanoteknlogjia është transformuar. Kjo konferencë, është një pasuri për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe i bashkimit tonë në terma konkrete. Dua te thekson, instituti i nanoshkencës, qeveria spanjolle është angazhuar për të shfrytëzuar teknologjinë për të pasur konkurrencë globale.

Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për të arritur në këtë ardhme por si përpareësi,  Përpjekjet e qeverisë për të modernizuar administratën publike dhe shërbimet elektronike së bashku dhe ekonominë, është për tu përgëzuar ashtu siç është dhe për tu përgëzuar dhe mbështetja e Shqipërisë dhe Ramës për formimin e Nano Balkans, e cila flet më shumë se 100 fjalë për angazhimin për të investuar në shkencë e inovacion”, tha diplomati spanjoll.


Lajmi kryesor:

Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama: Të ndërtojmë një brez novatorësh që do çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen (VIDEO)


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?