Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kongresin për Nanoteknologjinë duke e cilësuar Shqipërisë si lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe të teknologjisë.
Rama tha se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa solli në vëmendje ministren e Inteligjencës Artificiale si pika ‘kyç’ për rritjen dhe fuqizimin e AI në strukturën e shtetit.
“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.
Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.
Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtylle themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama: Të ndërtojmë një brez novatorësh që do çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen (VIDEO)
K.B/I.M/ReportTv.al
