Politikë

Rama: Universitetet po krijojnë programe për AI dhe nanoshkencën! Vizioni ynë, të rinjtë të studiojnë në vend teknologjinë e së ardhmes

29 Shtator, 10:59| Përditesimi: 29 Shtator, 11:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në fjalën që mbajti në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, theksoi se disa universitete shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, AI dhe nanoshkencën. Sipas kreut të qeverisë, ky nuk është një luks por një nevojë e së tashmes.

“Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë. Ashtu edhe si disa prej jush kanë ardhur nga jashtë mund ta shohim tashmë, ky është vend i hapur, miqësor dhe ku fjala mirëseerdhët është në përputhje të përkryer në raport me atë se çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Pres me padurim të punojmë ngushtë me akademinë e shkencave dhe diktatorin e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe më të prekshme. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama: Të ndërtojmë një brez novatorësh që do çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?