Një eskavator duke nxjerrë mjetin nga vendi ku ra pas aksidentit

Konispol/ I humbur prej mbrëmjes së djeshme, bariu gjen 33-vjeçarin të aksidentuar për vdekje në mjetin e tij! Viktima baba i një fëmije dhe djalë i vetëm, ja shkaku i dyshuar (EMRI)

17 Nëntor, 16:29| Përditesimi: 17 Nëntor, 16:36

  • Share

Sarandë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Vrinë, të Bashkisë Konispol, ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij të aksidentuar. 

Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende që po hetohen nga policia vendore, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal në aksin Vrinë-Butrint. 

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi Karoshi nuk iu përgjigjej telefonatave të familjarëve.

Mjeti dhe trupi i pajetë i tij janë gjetur sot nga një bari i zonës. Mjeti kishte targat AB470HA, me ngjyrë blu.

Gazetari i REPORT TV, Limos Didani, informon se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. 
Klodian Karoshi, i cili ishte prind i një fëmije dhe djalë i vetëm i familjes së tij, ka lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?