Konispol, shiste ushqime të skaduara në dyqanin e shkollës, në pranga polici i bashkisë

3 Tetor 2023, 10:56| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 12:42

  • Share

Pronari i një dyqani pranë një shkolle në Konispol u arrestua nga policia pasi nga hetimet rezultoi se tregtonte produkte të skaduara, të cilat ishin të kontrabanduara dhe shiteshin pa faturë.

Pronari, Neim Arapi 56-vjeçar është dhe përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, dhe duke përdorur detyrën, ka shmangur kontrollet  në dyqan.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ora 12:41
Arrestimi i policit bashkiak në Konispol, Balla: Lajm i mirë, mallrat e skaduara përbëjnë rrezik shumë të madh për qytetarët

1696329709_1696242161balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.

Ministri Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale krahas pamjeve të operacionit policor, e vuri theksin tek vijimi i këtyre goditjeve, në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.

‘Policia e Sarandës njoftoi se gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, kanë konstatuar se pronari i subjektit, i cili u ndalua, shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.’

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?