Konispol/ Hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, 41-vjeçari: Ishte i dhunshëm me nënën! E shtyva, por s’kisha qëllim ta vrisja

7 Gusht, 10:21| Përditesimi: 7 Gusht, 12:32

  • Share

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41 vjeçarit Klementin Islamaj nga fshati Shalës, bashkia Konispol, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishtë vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

41-vjeçari u lejua që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të prindërve dhe më pas u rikthyer sërish në qeli. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën: Vrasje në kushtet e forta të tronditjes psikike!

Krimi i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e 6 gushtit. Gjatë një sherri në banesë, 69-vjeçari, Hysen Islamaj ka goditur disa herë me sëpatë bashkëshorten Shano Islamaj, duke e lënë të vdekur në vend. Skenat e tmerrshme ndodhën para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit.

Burimet thane se ka qenë mbesa 10-vjeçare, që ka telefonuar të atin duke i thënë se gjyshi ka vrarë gjyshen. Klementin Islamaj i cili gjendej në kafen e fshatit është kthyer në banesë dhe pasi ka gjetur nënën të pajetë dhe për këtë arsye dyshohet se ka shtyrë nga shkallët të atin, i cili për shkak të goditjes në kokë humbi jetën.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 07/08/2024 13:24

    Nuk është vrasje por thjesht aksident. Ky duhet të dalë nga burgu se është krejt pa faj, përndryshe merren në qafë 3 breza. Gjynah pz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?