Në Konispol, fermerët janë në kulmin e sezonit të vjeljes së mandarinave, duke marrë ftime të kanaqshme nga shitja në tregun e huaj dhe vendas. Ndikimi pozitiv po jep dhe në punësim. Report tv meson rreth 200 punëtorë nga Ksamili, Saranda e Delvina punojnë në vjeljen e mandarinave gjatë ketij sezoni.
Ky vit nuk ka qenë ndër më produktivët për nga sasia, por fermerët janë të kënaqur pasi nuk kanë pësuar dëmtime nga breshëri, një problem i përsëritur në vitet e kaluara. Për më tepër, çmimi i shitjes është mjaft i favorshëm, duke qëndruar ne vlerën 60 lekë për kilogram deri më tani.
Mandarinat e Konispolit, të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre unike, furnizojnë tregjet e Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Rumania. Gjithashtu, prodhimi i Konispolit arrin deri në vendet e Lindjes si Polonia, Çekia, Ukraina, Bjellorusia dhe madje edhe në Rusi, duke përfaqësuar një eksport të rëndësishëm për Shqipërinë. Sivjet prodhimi përllogaritet ne 50 mijë ton, ku rreth 40 mijë ton shkon për eksport.
Në Konispol, prodhimi dhe shitja e mandarinave është shtylla kryesore ekonomike, duke angazhuar rreth 800 fermerë, të cilët kultivojnë një sipërfaqe prej 700 hektarësh. Ky numër i lartë përfaqëson jo vetëm rëndësinë ekonomike, por edhe përkushtimin dhe traditën e zonës për kultivimin e këtij fruti ‘të artë’, që vit pas viti vazhdon të rrisë emrin e Konispolit ne tregjet nderkombetare.
Komente

Shikojeni mirë atë 50 mijë ton mandarine????
Përgjigju