Kronikë

Kontenieri në pronësi të tyre u kap me 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjykata lë në burg dy ortakët, mohojnë përfshirjen: S’kemi lidhje me drogën, porositëm banane

13 Prill 2021, 10:07| Përditesimi: 13 Prill 2021, 15:12

  • Share

Gjykata e Durrësit dha masën "arrest me burg" për Klajdi Xibrakun e Erion Petin dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits', në kontenierin e të cilës u kapën 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako. 

Pronarët e kompanisë “Masabi Fruits” nuk kanë pranuar autorësinë  e lëndës narkotike dhe përfshirjen e tyre në trafikun e drogës duke e mohuar se ishin ata që kanë porosittë 143 kg kokainë në kontenierin me banane. Ata thanë në gjykatë se kanë porositur vetëm bananet dhe se nuk kanë lidhje me lëndën narkotike.

Edhe pse 2 administratorët e mohojnë përfshirjen në këtë ngjarje, një nga pronarët e shoqërisë “Masabi Fruits” Erion Peti në ta kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine. Sipas informacioneve ekskluzive të marra nga Report TV, Erion Peti, lindur në Tiranë me 11 korrik 1979, është arrestuar me 4 mars 2004 nga karabinierët e Peschiera del Garda në provincën e Veronës për trafik heroine dhe kokaine. Erion Peti është kushëri i Klajdi Xibrakut, edhe ai ortak me 50 % i “Masabi Fruits” që importonte banane dhe i tregtonte me markën Bo Bananas.

143 kg kokainë u kap në portin e Durrësit 3 ditë më parë ku ka qenë skaneri i kontrollit që ka zbuluar gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe zbuluar sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës.

Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.

Report TV siguroi ekskluzivisht edhe pamjet e skanerit të realizuar mbrëmjen e 10 prillit në portin e Durrësit nga e cila u zbulua prania e ngarkesës së drogës, e fshehur në pjesën e sipërme të kontainerit dhe që mund të shihet në kuadratin e kuq.

Pamjet e skanerit të realizuar mbrëmjen e 9 prillit në portin e Durrësit nga e cila u zbulua prania e ngarkesës së drogës

Report Tv ka arritur që të sigurojë itinerarin e plotë të kontenierit me nr. 616242 me banane në të cilin ishte fshehur kokaina. Kontenieri ku ishte fshehur 143 kg kokainë është ngarkuar në portin Quayaquil të Ekuadorit dhe pasi ka kaluar tranzit në portet e Panamasë, Gioia Tauro dhe Pireo dhe pasi ka ndryshuar 4 anije, mbërriti më në fund në portin e Durrësit ku policia, autoritetet shqiptare ishin të informuara prej dy javësh për mundësinë e mbërritjes së kokainës.  

1618301912_droga001.jpg

Të arrestuarit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku sot para gjykatës

Shoqëria “Masabi Fruits” e Erion Petit dhe Klajdi Xibrakut është themeluar me 20 mars 2018, pra vetëm 3 javë pas sekuestrimit të 613 kileve të kokainës të gjetura me 27 shkurt 2018 në një tjetër konteiner të ngarkuar me banane të importuar nga shoqëria Arbi Garden të Arbër Çekajt. Policia po heton në lidhje me këtë koincidencë pasi dyshohet se me djegien e shoqërisë së Arbi Garden, u themelua menjëherë Masabi Fruits për ta zëvendësuar. Te dyja kompanitë tregtuan banane, dhe të dyja kompanitë janë kapur me kokainë të importuar nga Ekuadori.

Rasti më i fundit para arrestimit të ortakëve Xibraku e Peti, ishte ai i 31 marsit, kur në kontejnerët me banane të “Ecoalmax” policia zbuloi në port 49 kg kokainë dhe në pranga u vu Selim Cekaj babai Arbër Cekaj dënuar me 14 vjet burg për 613 kilogramë që u kapën në shkurt të 2018-ës. Hetuesit dyshojnë se kjo kokainë i përket të njëjtit grup kriminal.

1618296061_petixibraku.jpg

Erion Peti dhe Klajdi Xibraku

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drini: 13/04/2021 12:16

    Keta dhe kur i kap me presh ne dore jo thone sjane presh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?