Konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.
Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner.
Lajmi kryesor: