SPAK godet 2 grupe kriminale! Transportuan 2.8 mln euro si dhe 3.4 kg ar Shqipëri-Francë! 12 të arrestuar, 5 në kërkim

14 Qershor 2023, 13:26| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 15:19

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 17 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet për kontrabandë të mallrave luksoze te vjedhura nga Franca drejt Shqipërisë e për pastrim parash. Deri tani janë ekzekutuar 12 prej masave të arrestit.

Mes të arrestuarve janë edhe efektivë të Policisë Kufitare dhe dy punonjës të policisë së Durrësit. Sipas SPAK, mes të ndaluarve është edhe Sokol Idrizi, ish-shofer në Ministrinë e Brendshme si dhe bashkëshortja e tij. Ata dyshohet se sillnin në Shqipëri ora, flori e sende me vlerë të vjedhura në Francë të cilat shiteshin në argjendarinë e Vangjush Kasharit në Tiranë.

Hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti pas informacioneve të marra nga autoritetet Franceze.  Nga hetimet paraprake të kryera në Framcë nga autoritetet e atjeshme, këta persona dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to në Francë e më pas në Shqipëri. Po ashtu, rezulton se janë dy grupe kriminale që kanë vepruar në dy vendet.

Si funksiononte skema e kontrabandës së mallrave me vlerë
Në lidhje me grupin e parë, SPAK thotë se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Grupi i dytë në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-në Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori. Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga personat në hetim, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, dhe më pas janë shitur tek persona të ndryshëm. Po ashtu, rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë Pikës kufitare të Portit Durrës.

Më poshtë emrat e disa prej të arrestuarve: 
Sokol Idrizaj 
Elda Idrizaj
Vangjush Kashari 
Agustin Mesuli 
Altin Doda 
Florjan Bakri 
T.Baruti

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Ora 18:35
Nga ora Rolex, veshje Balenciaga, parfume ‘Armani’ e syze ‘Louis Vuitton’, çfarë sekuestroi SPAK nga goditja e dy grupeve kriminale

SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, ka goditur dy grupe kriminale shqiptare që pastronin para e sillnin mallra luksoze kontrabandë në Shqipëri.  Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar dhjetëra sende luksoze që janë vjedhur apo përftuar nëpëmjet pastrimit të parave në territorin francez.

Ja çfarë sekuestroi SPAK në territorin shqiptar

1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 12 masa sigurimi personal për personat nën hetim:

Ora 18:23
Kontrabandë me mallra luksi e pastrim parash, si vepronin dy grupet kriminale shqiptare: Vidhnin sende me vlerë në Francë e i tregtonin në Shqipëri

1665918291_unaza.JPG

Dy grupe kriminale shqiptare janë goditur në bashkëpunim me autoritete franceze dhe atyre shqiptare të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar. SPAK bën me dije se dy grupet kriminale transportuan nga Shqipëria në Francë mbi 2.8 mln euro, 35 mijë franga si dhe 3.4 kg sende floriri.

Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. SPAK njofton se këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

‘Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori).

Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për interesa të procedimit penal me nr. 56, të vitit 2022 (bashkuar me procedimin penal nr.77/2022) ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 17 persona në hetim, gjykatë e cila me vendimin e saj Nr.56, datë 12.06.2023 ka vendosur pas kërkesës tonë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 persona nën hetim, caktimin e masës të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim, dhe caktimin e masës të sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim.’- njofton SPAK.

Ora 18:06
Kontrabandë me mallra luksi nga Franca drejt Shqipërisë, SPAK: Sendet e transportuara kapnin vlerën mbi 2.8 mln euro! Caktohen 17 masa sigurie

SPAK ka reaguar zyrtarisht në lidhje me goditjen e një grupi kriminal për transportin e mallrave kontrabandë.

 ‘Mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 56/2022.

Gjithashtu, bazuar në aktet e dërguara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 77/2022.

Pas regjistrimit të procedimeve penale objekt hetimi, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim mbledhjen e provave, dhe identifikimin e autorëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Deri në këtë fazë është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 174/2 i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 298/2-22 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim: A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh., B. Mem., A. Xh., (alias U. Z.,), E. B., E. K., dhe N. B., sipas akuzave respektive.
Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së parë të Përbashkët Hetimore me Autoritetet Franceze të Drejtësisë. Nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar.

Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.
Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për interesa të procedimit penal me nr. 56, të vitit 2022 (bashkuar me procedimin penal nr.77/2022) ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 17 persona në hetim, gjykatë e cila me vendimin e saj Nr.56, datë 12.06.2023 ka vendosur pas kërkesës tonë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 persona nën hetim, caktimin e masës të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim, dhe caktimin e masës të sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 12 masa sigurimi personal për personat nën hetim:
–A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh.,
Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.’- tha SPAK.

Ora 17:10
Operacioni i SPAK për sendet e vjedhura dhe mallrat kontrabandë, zbardhen emrat e disa prej të arrestuarve

1676494051_gffafa.jpg

Report TV ka zbardhur disa prej emrave të personave që janë arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit të organizuar kundër kontrabandës dhe sendeve të vjedhura në vendet e huaja. 

Mes personave të arrestuarve janë:

Sokol Idrizaj 
Elda idrizaj
Vangjush Kashari 
Agustin Mesuli 
Altin Doda 
Florjan Bakri 
T.Baruti

Ora 13:52
Dyshohet se fuste në Shqipëri ora dhe sende të vjedhura jashtë vendit, ky është Sokol Idrizi (FOTO)

1686743342_sokolidrizi.jpg

Ky është Sokol Idrizi i cili është arrestuar sot me urdhër të SPAK nën akuzën e futjes në kufi të orave dhe sendeve të tjera që dyshohet se ishin vjedhur jashtë vendit. Ai së bashku me gruan e tij dyshohen se sillnin shumë parash të padeklaruara dhe sende të vjedhura nga jashtë vendit.

Ora 13:37
Urdhër-arrestet e SPAK për grupin kriminal, së bashku me gruan dyshohet se sillte ora të vjedhura nga jashtë vendit

1685610357_arrestohet.JPG

Mes urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për anëtarë të një grupi kriminal që merrej me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave, është edhe urdhër arresti Sokol Idrizi dhe gruan e tij. Këta të fundit merrnin ora të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 14/06/2023 20:48

    Po i them SPAKUT se eshte edhe nje katunar nga Ndoqi tek tregu i fruta perimeve ne Rrugen e Kavajes qe shet brokoli! Ne Ndroq nuk behet brokoli. SPAK duhet ta arrestoje dhe bllokoj mallin dhe canten me rrota. Mjere ne!

    Përgjigju
  • Faiku: 14/06/2023 20:10

    Ujin e zi po i nxjerr Spaku krimit. Tani kan ngelur vetem xhepistet e unazes dhe ato qe vjedhin korentin ke shkallet.

    Përgjigju
  • naku: 14/06/2023 19:42

    te ardhurat e trafikut te droges jane konvertuar ne keto mallra luksi, po ndonje apartament e kane keta cunat bosa?

    Përgjigju
  • Koli: 14/06/2023 19:10

    Ore ne cilin pallat kan ble apartamente kta dhe ku do shkojne ato pasuri tani ? Na thoni nje here, apo do i mari ndonje deputet ne klering?

    Përgjigju
  • Polo: 14/06/2023 19:03

    Po me dogane e policine kufitare te Shkodres kur do te merret Spaku?

    Përgjigju
  • Durrsaku: 14/06/2023 16:55

    Juri Kim kta ishin peshqit e medhenj qe i premtove shqiptarve?? Kjo ishte drejtesia e juaj e re ? Per kta shkove te te zgjidhnin Dumani show ? Me vjen keq sa pike i keni ulur vetes dhe U.S.A ne sut e Shqiptarve

    Përgjigju
  • Turi: 14/06/2023 14:20

    Hahahah dhe me ora te vjedhura po meret Spak tani ? Meruni me politikanet qe kane grabitur kete vend dhe kane vrare e prere pa fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?