SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, ka goditur dy grupe kriminale shqiptare që pastronin para e sillnin mallra luksoze kontrabandë në Shqipëri. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar dhjetëra sende luksoze që janë vjedhur apo përftuar nëpëmjet pastrimit të parave në territorin francez.
Ja çfarë sekuestroi SPAK në territorin shqiptar
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 12 masa sigurimi personal për personat nën hetim:
Lajmi kryesor:
SPAK godet 2 grupe kriminale! Transportuan 2.8 mln euro si dhe 3.4 kg ar Shqipëri-Francë! 12 të arrestuar, 5 në kërkim
M.Q./ReportTv.al