Kontrabandë ilaçesh në Sarandë, në pranga çifti i farmacistëve! Në 2 dhoma të shtëpisë kishin magazinuar medikamente me vlerë 70 mijë euro

12 Tetor 2022, 09:44| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 09:56

  • Share

Një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Ata janë identifikuar si Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe. 

Në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të policisë, u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë. 

Operacioni i koduar 'Storage' ka vijuar me kontrollin e banesës së tyre, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre. Pasi forcat blu arritën të hynin në banesën e tyre, zbuluan se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po zhvillon hetime të thelluara për të zbardhur, dokumentuar me prova ligjore dhe për të vënë përara përgjegjësisë penale persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

1665560804_saranda.jpg

Farmacia në Sarandë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 12/10/2022 13:51

    Di ti shtoja dhe nje akuze per rrezikim e shndetit publik apo tentative vrasje. Mund te jene ilace fallco qe mund te veasin njerez apo te ruajtura keq .

    Përgjigju
    • Niku: 12/10/2022 21:59

      Ti mund te shtosh cfare te duash, por mos u bej ekspert kriminalistik. Mund te jene edhe ilace qe shpetojne jete se ato qe tregetohen ne Shqiperi jane te skaduara. Fol nje here me Tom Doshin apo ndonje tjeter qe ka depo farmaceutike se sa efektive jane ilacet e tyre e pastaj hajde llafos brockulla.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?