Burgu i Durrësit

Kronikë

Kontroll në Burgun e Durrësit, zbulohen 10 celularë nëpër qeli që përdoreshin nga të izoluarit

29 Maj, 12:47| Përditesimi: 29 Maj, 14:19

  • Share

Nuk vonoi shumë dhe pas shpërthimit në mbrëmje në burgun e Fushë-Krujës, policia nisi një valë kontrollet në burgjet e vendit.

Në burgun e Durrësit u gjetën dhe sekuestruan 10 aparate celularë. Këto aparate telefonikë përdoreshin nga të burgosurit, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse është arritur të zbulohen edhe të dënuarit apo të paraburgosurit që i dispononin celularët.

Burimet thonë se aparatet janë zbuluar në qeli të zakonshme dhe jo në ato të konsideruara qeli “Vip” për shkak të personazheve të njohur me probleme ligjore që ndodhen në burgun e Durrësit.

Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?