Kronikë

VIDEO/ Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro

1 Prill 2023, 12:56| Përditesimi: 1 Prill 2023, 18:33

  • Share

VLORË - Një pistoletë gati për qitje dhe 39 mijë euro janë sekuestruar në banesën e Rodrigo Shemshos, anëtar i një grupi kriminal që është shpallur në kërkim. Kjo u zbulua pas kontrolleve të FNSH në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

Arma e zjarrit dhe shumë e parave që u sekuestruan në banesën e Shemshos në lagjen ‘Pavarësia’ pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e grupit kriminal.

Rodrigo Shemsho, 33 vjec akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan comangia: 01/04/2023 17:09

    Jan grupi Nar Mustes keta.Jan hall i madh mos te renshin ne pjes

    Përgjigju
    • Lagja: 01/04/2023 18:16

      Dava lepujsh

  • Landi: 01/04/2023 14:24

    Mire beni qe veni kontroll po ata te grupit aty ne lagje i keni te gjithe dhe shume te tjere ne krahun perball keni shume o polici kriminale ju i dini te gjitha pse si kapni keni prova te cdo vrasje apo plagosje apo shandazhe qe u jane bere bisezmenve per para nga keta maskarenj turp tu vi qe i lini e livadhisin neper vlore

    Përgjigju
    • Tani topit: 01/04/2023 14:55

      Te kujt grupi jan kta

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?