Fati i Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës: Luhet dinjiteti i shtetit! Të ngrihet grup elitar hetuesish me të huaj për të zbardhur zhdukjen e tij

27 Dhjetor 2022, 08:56| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 09:53

  • Share

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka deklaruar se kontrollet e policisë në vilën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj ishin të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin.

Në një intervistë për Report TV në studion e emisionit 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tha se nëse policia ka zbuluar një përgjim ku dyshohet të jetë zëri i Ervis Martinajt, atëherë duhej që të krahasohej me një tjetër përgjim ku policia e ka zërin e të shumëkërkuarit dhe të dilet në një përfundim.

“Gjëja që më bëri pështypje dje ishte fakti që u kapën municione, automatikë që nuk janë armë kualitative, prodhim kinez. I bie ose të ketë qenë maniak armatimi. Të thuash se ishte një njeri që merrej me shitje fishekësh, edhe kjo nuk të bind. Janë veprime të vonuara të policisë. Nëse e shohim me sy kritik, e kam thënë se nëse Ervis Martinaj është viktimë më tepër duhet të merremi me autorin dhe jo me klanin e viktimës. Duket sikur ai është eleminuar dhe gjërat po serviren hap pas hapi.  Ose flitet për një përgjim të hapur, profesionalisht mund të them që nëse është kapur ai përgjimi që thonë, jam i sigurt se Ervis Martinaj ka qenë diku aty. Nuk i ndalon njeri të krahasojnë zërin dhe mund të dalin me deklaratën që Ervis Martinaj është gjallë. Nuk është nevoja të shkojnë forcat aty. Duhet të ketë të njëjtin intensitet si ndaj viktimës si ndaj autorëve. Kjo mund të ketë qenë edhe një përbaltje që shiko se çfarë mbante ky person në shtëpi”- tha Rexhepi.

Ai shtoi se kjo çështje përmbante ngarkesë politike përderisa kryeministri Edi Rama i kërkoi Drejorit të Policisë së Shtetit që të zbardhte zhdukjen e Martinajt. Sipas ekspertit, duhet që të ngrihet një grup hetuesish të posaçëm për të zbardhur këtë enimgë të zhdukjes së biznesmenit.

“Ka edhe ngarkesë politike. Vetë fakti që kryeministri i la afat drejtorit të policisë tregon që kjo ngjarje mbart ngarkesa politike. Është në diskutim dinjiteti i shtetit, nuk duhet të ketë të pakapshëm. Jo për faktin se nuk dinë kuadrot tonë të punojnë, por ai ka pasur bashkëpunëtorët e vettë dhe ai ka luajtur në shumë forma, me kërcënime etj. Për të hequr të gjithë dritëhijet është mirë që shteti të tregojë autoritetin e vetë. Kryeministri siç i la detyrë drejtorit të përgjithshëm të policisë, mund të caktonte një shumë të caktuar dhe t’i thoshte që të merrte personat e caktuar për të hetuar. Ose të pajtohet një grup një grup ndërkombëtar hetuesish”- përfundoi eksperti.

Ditën e djeshme për rreth 5 orë, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar shtëpinë e Ervis Martinajt dhe kanë zhvilluar kontrolle, duke gjetur armë zjarri, municione të ndryshme luftarake dhe uniforma policie. Në detajet e zbuluara gjatë ditës së djeshme bëhet me dije se kontrollet ishin iniciuar nga një telefonatë që një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë kishte bërë së fundmi. Dyshime të forta janë se bëhet fjalë për Jeton Lamin, efektivi i policisë i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet për zhdukjen e tij duke thënë se hetimet janë në rrugë të mbarë

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/12/2022 00:20

    Z.//EKSPERT//,perse na qenka dinjiteti i shtetit ne pikepyetje?! Per nje kriminel te rendomte?! Te tille i kemi kontigjent me kile,sic i ka cdo shtet ne bote,sot jane,neser s'jane,sepse kjo eshte rruga qe kane zgjedhur dhe i kane marre parasysh pasojat.Dinjiteti i shtetit do te ishte ne diskutim vetem ne raste si ne 97'kur bandat zevendesuan policine,apo kur gangot diktojne zgjedhjen e politikaneve te korruptuar,si dikur ne Chikago.Sa per faktin qe kryeministri i vendos kushte kryepolicit per ceshtje te ketij niveli,kjo vjen per shkak te dy arsyeve:1-Sepse jemi nje vend pa tradite demokratike;i pari i vendit,me i forti i vendit eshte mesuar historikisht te nderhyje aty ku normalisht nuk duhej dhe 2-Ne fshatin tone te vogel ballkanik,cdo gje duket artificialisht e madhe dhe e rendesishme.Ne bote nuk do cante koken njeri per fatin e nje krimineli te rendomte,interesi nuk do te kalonte me larg se ceshtje statistikash per kete kontigjent dhe per rrezikshmerine po te livadhiste i armatosur.E sa per pranine e hetuesve te huaj,prape, nuk eshte njeri i rendesishem qe shteti te harxhoje mijera dollare per te paguar hetuesit e huaj,ai eshte thjesht nje kriminel i rendomte.Dhe se dyti,po kerkove hetuesit e huaj,per nje si Martinaj,atehere krijon precedent qe te kerkohen dhe per raste me te vertete te rendesishem si kokat e politikes,qe kur vjen puna per te shpetuar /tuchus/-in e tyre nga drejtesia, nuk lene ore e minute pa na kujtuar kushtetuten dhe statusin e shtetit si /i pavarur,indipedent/,sa here qe populli kerkon hetues,prokurore e gjykates te huaj.

    Përgjigju
  • Polici i pa pune: 27/12/2022 10:30

    Ne kthim ishte fshati Domje. Per rruge e kishin te kontrollonin edhe aty njehere. Mbase lam shllapi e mban ne dollap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?