Bashkia e Vlorës

Abuzim me tenderët, KLSH 'shkund' Bashkinë e Vlorës! KLSH kërkon shkarkimin e 5 drejtorëve, 44 masa disiplinore

16 Qershor 2022, 11:02| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 14:33

  • Share

VLORË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e 5 drejtorëve në Bashkinë e Vlorës pasi janë konstatuar shkelje në procedurat e tenderëve. Gjithashtu KLSH ka kërkuar pezullim për 28 punonjës të tjerë.

Ndërsa në total janë vënë 44 masa disiplinore.

Për këta punonjës pritet të mblidhet bordi dhe këshilli bashkiak i Vlorës. Burimet thanë se pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të zyrës së urbanistikës dhe zyrës juridike, megjithatë nuk ka shumë detaje se kush janë këto zyrtarë dhe dosjet për të cilat bëhet fjalë. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?