Kontrolli i Policisë në MEK, Karamuço: Sulmet kibernetike të anëtarëve të kampit synonin Iranin! Sokolaj: SPAK u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarë

20 Qershor 2023, 23:04| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 07:28

  • Share

Policia e Shtetit ushtroi kontrolle ditën e sotme në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, pasi dyshohet se anëtarët e opozitës iraniane që strehohen aty kryenin sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se anëtarët e kampit MEK kishin si objekt të sulmeve kibernetike qeverinë iraniane, ndërsa sipas tij deri më tani nuk flitet ende për shtete të tjera.

Karamuço u shpreh se kjo situatë ka qenë edhe temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, që u thirr pak ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj.

“SPAK ka kompetencë në lidhje me vepra penale edhe në fushën e terrorizmit. Ka pasur dyshime për krime terroristë të lidhura me sulme. Ka qenë pushteti i Iranit që na kanë kërcënuar që nëse vazhdojnë sulmet kibernetike nga Shqipëria me bazë në Manzë. Ajo që kemi verifikuar edhe me institucione partnere, ka qenë se vërtetë në bazën e tyre dyshohet se mund të ketë një grup që organizon vepra të tilla jo vetëm për Shqipërinë, por edhe me interesa që mund të cenohen në mënyrë indirekte për shtetas shqiptar. Ka qenë kryefjalë edhe në Këshillin Kombëtar se ca do bëjmë.

Çdo shtetas shqiptar ose i huaj me banim në territorin e republikë shqiptar, me banim të përkohshme ose të përhershëm janë pjesë të subjektit tonë penal dhe trajtohen njëlloj. Ndërhyrja e sotme vuri shinat e zbatimit të një vendim gjykate, të një procedure ligjore që ka në bazë edhe parandalimin e sulmeve të mëtejshme dhe për të vënë papërgjegjësi autorë që mund të kenë organizuar sulme edhe më parë. Është irani. Nuk jam në dijeni për shtete të tjera aktualisht”, tha ai.

Po në të njëjtën linjë edhe gazetari Trashëgim Sokolaj thotë se sulmet kibernetike synonin qeverinë iraniane dhe institucionet që mbështesnin atë. Sokolaj u shpreh se informacioni se brenda kampit Mek zhvilloheshin sulme kibernetike, SPAK i erdhi nga partnerët ndërkombëtarë.

“Muajt e fund autoritete janë vënë në dijeni të një aktiviteti brenda kampit, nga anëtarë të Mek të ardhur në Shqipëri në disa faza, ka pasur shqetësime për një aktivitet që binte ndesh me ligjet shqiptare e ato ndërkombëtare. Ky informacion i ardhur nga partnerët Shqipërisë nga jashtë vendit është konfirmuar javët e fundit me disa të dhëna që tregonin për një situatë jo normale që kishte të bënte me futjen e numrit të madh të pajisjeve elektronike në ambientet e brendshëm të kampit. Ky ka qenë momenti kur SPAK ka vendosur të procedojë me ndërmarrjen e një hapi ligjor për kryerjen e një kontrolli. Procedimi është regjistruar në SPAK rreth një muaj më parë. Targetgrupi ka qenë qeveria iraniane dhe institucionet në mbështetje të tyre. Qëllimi i tyre ka qenë dëmtimi i mazhit të regjimit që ka qenë sot në Iran”, tha Sokolaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 21/06/2023 05:50

    Hajde pyke hajde. Sipas ketij, larg qofte SPAK, antaret e MEK po kryenin terrorizem kibernetik vs Iranit. Dhe ndaj i "kap" neni i krimeve terroriste. Pyke por me dopio. I mori ne kontroll pordhicia qe te mos kryenin me sulme thote. Po pse kabllin e internetit nuk e priste dot?? Apo korrentin??? Apo madje edhe bllokonte valet e celulareve?? Ja pra qe kishte alternativa. Por me qesharake eshte kur thote i erdhi nga partneret nderkombetare. Pyke por me vrima! Po cila paska qene kjo prokurori "simoter" e SPAK qe paska njoftu? Dhe ne kuader te cilave hetime??? Apo e nget llafin per prralla me qeros ke rruga Elbasanit?? I thone edhe ekspert nje dava mediokerri.

    Përgjigju
    • Lala: 21/06/2023 09:00

      Valet e celularrit apo kabullin e internetit sjau shkeput dot se esht shkelje e te drejtave e para.e dyta Irani ka derg Not Proteste Para disa kohesh se Po kryheshin sulme kibernetike NGA Territorien shqiptar kundra institucioneve iraniane.ky ishte edge Neri NGA shkaqet PSE sulmoi Iraniani kibernetikisht Shqiperin muaj me pare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?