DURRËS- Për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan sot (20 qershor 2023) për herë të parë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane.
Operacioni është kryer në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim. Ndërkohë forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp.
Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se brenda kampit të iranianëve në Manzë, policia ka gjetur disa servera nëpërmjet të cilëve janë hackeruar disa institucione të huaja. Qëllimi i kontrollit ka qenë sekuestrimi i këtyre pajisjeve. Brenda kampit ato kishin krijuar një qendër hackerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.
Rezistenca
Aksioni i policisë, i cili u drejtua nga kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, hasi në rezistencën e muxhahedinëve, të cilët kundërshtuan forcat blu në zbatimin e ligjit, madje masivisht në protestë arritën të largojnë nga kampi efektivët. Në mesin e këtij tensioni, ngritën pretendimet se policia ka vrarë një anëtarë të komunitetit të tyre. Kampi hermetik që rrallëherë i ka lejuar mediat shqiptare të depërtojnë brenda tij, këtë të martë, ftoi gazetarët në një ambient spitalor brenda rrethimit, duke treguar para kamerave trupin e një personi të pajetë.
Për Report Tv një nga muxhahedinët tha se ai ndërroi jetë nga përdorimi i sprajit me piper nga forcat blu, ndërkohë që zyrtarisht policia e mohoi. Report Tv mësoi përmes burimeve zyrtare, burri, rreth 65 vjeç dyshohet të ketë ndërruar jetë nga arresti kardiak, dhe se trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës në morgun e spitalit të Durrësit për të mësuar nga ekspertët shkaqet e vdekjes.
Ministria e Brendshme reagoi zyrtarisht duke njoftuar se ndërhyrja e organeve ligjzbatuese është bërë pasi veprimet e tyre bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Thelbi i marrëveshjes së vitit 2014 me MEK është se ato duhet të strehohen këtu vetëm për 'qëllime humanitare dhe jo të kryejnë aktivitete të tjera’.
‘Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.’- njofton Ministria e Brendshme.
Sipas burimeve zyrtare, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, ka investiguar gjatë ndaj anëtarëve të MEK, një hetim mbi dyshime për qëllime terroriste, dhe sulme të mundshme kibernetike, të cilin gjykata vendosi ta vlerësojë duke vendosur kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave brenda kampit, dhe sekuestrimin e dokumentacioneve, serverave dhe sendeve të tjera që mund të rezultonin me vlerë për hetimin.
Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Hakerat iranianë publikuan video dhe te dhënë sensitive në faqen ‘Homeland Justice’.
MEK ka dalë në një deklaratë zyrtare pas kontrollit që Policia e Shtetit ka ushtruar sot në ambientet e kampit, ku u sekuestruan edhe severa të cilat dyshoheshin se përdoreshin për sulmi kibernetike ndaj shteteve të tjera. Në deklaratën e ndarë për mediat, MEK i bën thirrje SHBA dhe Kombeve të Bashkuara të dënojnë kontrollin brenda kampit, pasi ato kanë dalë garant për sigurinë e tyre.
“Rezistenca iraniane kërkon që SHBA, qeveria dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit në mënyrë të përsëritur, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që shkelin në mënyrë flagrante shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Statusin e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm brutal dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje”, thuhet në deklaratë.
Përveç procedimit të SPAK prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me atë çfarë ndodhi sot brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema mëson se prokurori i Durrësit Sokol Nishani po heton lidhur me pretendimet e muxhahedinëve për dhunë nga ana e policisë, por dhe pretendimet e policisë për dhunë të ushtruar nga ana e muxhahedinëve.
Pritet që të merren në pyetje dhe shumë persona. Ndërkohë që Rrumbullaku në konferencë për median tha se janë identifikuar personat e përfshirë në sulmin ndaj policisë dhe se do të firmosen urdhërndalime për ata që ushtruan dhunë dhe drejtuesit e kampit që nuk bashkëpunuan.
Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit të kontrollit të nisur sot në mëngjes në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.
Fillimisht siç deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamed Rrumbullaku para se të nisnin operacionin janë takuar me drejtuesit e kampit të cilët fillimisht kanë rënë dakord për kontrollin.
Është hapur dera dhe dhjetra makina të policisë kanë hyrë në rezidencën.
Por në momentin kur kanë nisur kontrollet dhe janë identifikuar godinat ku kanë qenë serverat me kompjutera ka nisur rezistenca e dhunshme nga muxhahedinët ndaj policisë. Duke bllokuar makinat madje duke ushtruar dhunë.
Nga pamjet me dron janë fimuar dhe disa pesona që tentojnë të asgjësojnë dokumente si dhe godinat ku ishin vendosur serverat dhe ishin plot me kompjuter.
Me urdhër të SPAK, policia e Shtetit zbarkoi sot në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, ku strehohet opozita iraniane. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga 127 godina në total, në kampin e "ASHRAF 3", të muxhahedinëve në Manzë, janë kontrolluar 70 prej tyre, ndërkohë janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike. Dyshohet se anëtar të opozitës iraniane, ishin duke planifikuar sulm kibernetik. Në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, 30 minuta para operacionit, drejtues të kampit kanë rënë dakord pasi janë njohur me urdhrat e kontrolli. Përplasja ka nisur pas mbërritjes së grupeve të policisë, pasi kanë qenë 16 të tilla, të përcaktuar për ndërhyrje të menjëhershme.
Ata kanë bërë rezistencë në momentin e nisjes së procedurës së sekuestros, duke tentuar të mos lejonin pajisjet të dilnin nga godinat. Procedimi penal është regjistruar nga SPAK rreth 2 muaj më parë. Burimet konfirmojnë se SPAK nuk ka urdhëruar shoqërime, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Departamenti i Policisë Kriminale), do të shoqërojnë disa persona për ti pyetur në lidhje me pretendimet që ata kanë patur këtë të martë pas ndërhyrjes së policisë dhe jo në kuadër të procedimit penal.
Policia e Shtetit, për herë të parë, ka zbarkuar ditën e sotme në kampin e MEK në Durrës, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Me urdhër të SPAK, policia ka ushtruar kontrolle dhe burime bëjnë më dije se brenda kampit policia ka gjetur disa servera nëpërmjet të cilëve janë hackeruar disa institucione të huaja.
Gjatë kontrollit, policia është hasur me rezistencën e muxhaedinëve, të cilët edhe protestuan, duke larguar nga kampi efektivët e policisë. Muxhedinët ngrenë pretendimet se policia ka vrarë një anëtarë të komunitetit të tyre, por Report Tv mësoi përmes burimeve zyrtare, burri, rreth 65 vjeç dyshohet të ketë ndërruar jetë nga arresti kardiak. Report Tv sjell edhe videon nga momenti kur trupi i pajetë i 65-vjeçarit futet në ambulancë për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.
Avokati i kampit të MEK, Genc Gjokutaj pretendon se policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe kanë dhunuar iranianët në kampin e MEK.
“Është përdorur gaz lotjsellës dhe shkopinj gomash. Kanë kërkuar arsyet por nuk ua kanë dhënë. Kemi një të vdekur, që ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës dhe goditjet. Është evidente, viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Po presim raportin mjekologjit dhe i policisë.
Nuk ka pasur arrestime gjë që tregon se nuk ka pasur sulm nga ana e iranianëve.”- tha avokati, Genc Gjokutaj.
Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën. E gjithë rrëmuja u shkaktua pas një urdhër të SPAK për të zbarkuar në kampin e MEK në Manzë. Burimet e Report Tv mësuan se iranianët kishin qendra me servera që i përdornin për të hackeruar institucionet e shteteve të huaja. Nga ana tjetër ata pretendojnë se policia shqiptare i ka cenuar, por duhet theksuar se procesi është tërësisht legjitim pasi është me urdhër të SPAK.
Nga ana tjetër, Manza është territor shqiptar dhe nuk e ndalon policinë të ndërhyjë kur është e nevojshme.
Mjeku iranian për Report Tv është shprehur se fillimisht iraniani që pretendojnë se e kanë vrarë policët shqiptar erdhi i lënduar me spraj me piper.
“Policia e Shqipërisë, në grupe të mëdha erdhën te rezidenca jonë. Ai erdhi i lënduar nga spraj me piper dhe pastaj vduq. Ky është trupi i vëllait tonë.”- thotë mjeku.
Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin e policisë së shtetit në kampin e MEK në Durrës.
'Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.'- njofton ministria e Brendshme.
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në kampine MEK në Manzë të Durrësit. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se trupi i tij po dërgohet për ekspertizë.
Muxhahedinët kanë nxjerrë nga kampi i tyre forcat e policisë dhe gazetarët.
Policia e Shtetit ka kryer kontrolle ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Burime bëjnë me dije se ka pasur përplasje mes policisë dhe iranianëve. Mësohet se një efektin i FNSH-së është lënduar.
Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime, të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Policia ka patur urdhër kontrolli dhe sekuestrimi sendesh. Prokurori Vladimir Mara është përfaqësuesi i SPAK që ka paraqitur kërkesën në GJKKO për ushtrim kontrollesh, sekuestrim dokumentacionesh, serverash dhe sendeve të tjera me vlerë për hetimin.
Me urdhër Marës, në verën e 2020 u arrestua iraniani Bijan Polagrad ish-banor, për terrorizëm, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike, cenim i sigurisë kombëtare. Çështja e tij u gjykua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit që foli në atë kohë për të paktën 12 persona nën hetim dhe se procesi përbënte materiale top sekrete.
Policia e Shtetit ka kryer mëngjesin e sotëm në megaoperacion në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Iranianët e kanë bërë rezistencë dhe kanë protestuar kundër forcave të policisë shqiptare.
Policia ka bastisur kampet e MEK në Manzë. Mjeku thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës.
“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi.”- thanë ata.
Një prej refugjatëve të strehuar në Manzë pretendon se policia ka vrarë një prej muxhahedinëve të strehuar. Ai thotë se nuk kanë bërë asgjë për të patur këtë bastisje nga policia, ai shtoi se kampi i MEK s’ka lidhje me sulmet kibernetike.
“Policia në mëngjes me qindra makina u futën brenda pa asnjë lajmërim dhe vranë vëllanë tonë Alie Mustasharin. Cfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë. Ata përdorin gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, ato janë propagandë. Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike."- tha ai.
Zëdhënësi i kampit të iranianë MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit e ka plagosur 36 të tjerë. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksioni që po kryen në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas policia aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK, në kuadër të një plani operacional.
‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.’- njofton policia
Duket qe disidentet refugjate shkelen dhe besen e te zotit te shtepise,por dhe fjalen e dhene nga garantuesit e tyre-U.S. Ne nuk u demtuam nga ky rast hakerimi,por t'a besh nga territori shqiptar kunder shteteve te tjera,qofte dhe ne emer te luftes per liri,eshte thyerje etike e beseprerje.Me kujton rastin e Zogut kur ishte ne mergim, per te cilin kam lexuar diku, nuk me kujtohet se kush vend ishte,i ofroi strehim,por me kusht qe te mos merrej me veprimtari politike.Sigurisht qe refugjateve te tjere antikomuniste nuk ju vune kushte te tilla atje ku u strehuan,perkundrazi.Por sot,shume vende kerkojne qe te respektosh ligjet e tyre dhe te mos ngaterohesh ne veprime antikushtetuese.
PërgjigjuTi gezoni
PërgjigjuBrenda atyre pakicave qe strehoen ne ato ambjetnte ka persona te vecant qe provokojn turbullira per qellime te caktuara dhe duhet shume durim dhe gjakftohtesi per te kapur veprimet e tyre!Te gjitha shtetet ku ata strehon kane te tilla probleme ata zihen dhe rrifen me neri tjetrin deri dhe perkthyesit dhe punetoret vullnetar qe punojn me ata kane rene viktim e dhunes prej tyre dhe shume kampeve ata u kane vene flaken! Cfare duhet tu bejm atyre tromokrateve te caktuar qe ndodhen atje ti mbrojme apo ti kontrrollojm para se te hedhin ne ere trena,qendra tregtare,etj?Te na i shpjegoj Ilir Meta psikopati bashk me pijanecin Gjokutaj qe e dine shume mire kush eshte e verteta dhe vazhdojn akoma te drejtojne gishtin kunder qeveris.
Përgjigjuvete i sollet mbajini tani peshqesh
PërgjigjuSi ka mundesi mungon Berisha, Noka, dhe Paloka, Avokat Gjokutaj pijanec mashtrues ordiner perfaqeson Iranianet.
PërgjigjuPaska vdek nga spraji me piper,...ne ja hudhim groshes
PërgjigjuGenc Gjokutaj AVOKAT i KRIMIT , i HAJDUTÈRISÈ , i HAJNISÉ dhe TRADHÈTAR i FÈLLIQUR ANTI SHQIPTAR !!! AVOKATÈT e PD KRIMIT mbèshtesin TERRORISTÈT e PÉSHTIRÈ tè MEK , por kètu NUK pèrjashtohen edhe QEVERIA ANTI SHQIPTARE e PD KRIMIT dhe PS KORRUPSIONIT
PërgjigjuIko ceno ha ndonji sufllaqe
Tani nje pyetje kam si qytetar i shqipersire: Si ka mundesi qe ketej i mbajme, i mbrojme dhe qeveria i ka mbeshtetur dhe cuditerisht sot shoh keto lloj lloj reagimesh, dhe me e keqja kur autoritetet policore i kane njoftuar dhe ky Reagim?????????????????????????????????????? Sa me pare keta te largohen nga shqiperia, nuk me duket opozita e Iranit kjo, por thjesht nje celule (nuk dua te abuzoj por me duket terrorriste). Dhe dicka e fundit, SI KA MUNDESI QE NE IRAN U VRANE NJEREZ PER MBULESEN E KOKES NDERSA KETA JANE ME KEQ SE ATA NE IRAN. BIEEEEEEEEEE EREEEEEEEEEEEEEEEEEEE. JASHT NGA SHQIPERIA.
PërgjigjuZoteria juaj avokat Genci ke dhanë prova ti ,kur ishte Sliu ne pushtet
PërgjigjuBack to iran....Vend i sigurte ku mund te falen ne fene e tyre dhe te sulmojne nga kompjuterat ke te duan. Ska me asnje arsye qe keta emigrante te perkohshem te perfitojne nga bamiresia e popullit me vellavrases ne bote. Albini dhe vllaznit kosovare shume pisa shume te poshter qe nuk ndihen kur i abuzoni me gjoba me cmime marramendese specifike per Ksvarin se as emrin sjua thoni dot mire ceshtje intelekti kjo...Ndersa keta magjupet e Iranit qe jua bejne sic e meritoni i trajtoni me vila me spitale dhe i leni dhe me bo ca ju do qefi. Sjane iranianet gjerperinj ne shqiperi jo, ato thjeshte slejojne zhapiket me i trajtu keq. Hajt selamu aleqym muslim brothers!
PërgjigjuKëto qe luftojn regjimin ne vendin e tyre si ka mundësi nuk jane civilizuar e djegur shamiat qe mbulojnë grave sikur bejn ne Iran femrat,atje per me heq shamiat e budallikut esht derdh gjak è jane marre jete njerëzish,keto ne liri ketu jetojnë si shpellarak
PërgjigjuNje tjeter dhurat qe kemi nga Amerika...se kemi pak plera tonet,kishim mangut dhe kto kafsh
PërgjigjuGenc Gjokutaj + Sokol Azizaj = AVOKATÉ té KRIMIT té ORGANIZUAR , TRADHTARÉ , ANTI SHQIPTARÉ qè mbèshtesin KORRUPSIONIN , BANDITÈ , HAJDUTÈ dhe KRYE KURVA qè e duan SHQIPÈRINÈ tè DJEGUR ! AVOKATÈ tè URRYER , tè NEVERITSHÉM dhe tè PÉSHTIRÈ
Keto jan raca me e poshter ne bot Amerika ka teritor boll atje pse nuk i moren ne amerik po i lan ketu ju qr
PërgjigjuNuk e di, por kjo dyshja Gjokutaj&Berisha me pelqen. Jane gjithmone ne vendin e duhur dhe kohen e duhur. Kundra Shqiperise .
PërgjigjuQë ta dini o njerëz,Jo për tju dhën mënd;jetoj në një nga vëndet më t fuqushme t europës;këtu:muxhahedinët dhe kurdishët(kurdistanët) njihen për njerëzit më të poshtër në bot.tung
PërgjigjuTé ZHDUKEN NJÉ ORÈ e mé PARÈ nga SHQIPÈRIA dhe ata qè FIRMOSÉN per ti marr tè shkojnè prapa HEKURAVE !!! SEPSE keho janè VRNDIME qè merren vetém me REFERENDUM POPULLOR !!! SHQIPÈRIA NUK èshtè as e Saliut , as e Edi Ramès dhe as e Likes sè LSI !!! 85% e SHQIPTARÈVE NUK i duan MUXHAHEDINÈT , sepse janè TERRORISTÈ , dhe e kanè futur POPULLIN SHQIPTAR nè ARMIQÈSI me njè nga SHTETET mè tè FIQISHME tè GLOBIT , siç èshtè IRANI !! DHE né qoftèse do ishin tè mirè kèta MUXHAHEDINÈT TERRORISTÈ , tè parèt qè do ti strehonin , do ishte USA , Kanada , Gjermania , Italia , Franca , Belgjika , Holanda etj etj ! etj etj MUXHAHEDINÈT janè FUÇI BARUTI nè ATDHEUN toné té DASHUR , dhe i béj thirrje QEVERISÈ qè ti largoj sa mè parè nga SHQIPÈRIA MUXHAHEDINÈT , dhe TOKAT PJELLORE tju kthehen fshataréve tè Zonés duke i gjelbèruar me prodhime BUJQÈSORE apo né Vreshtari dhe Kullota !! RROFTÉ SHQIPÈRIA dhe SHQIPTARÈT e NDERSHÉM kudo nè BOTÉ . URREJTJE dhe NEVERI pèr KLASÉN POLITIKE KRIMINALE tè KORRUPTUAR té SHQIPÈRISÈ (Pd+Ps+LesheLi = KORRUPSION , HAJDUTÈRI VJEDHJE , GRABITJE , PLAÇKITJE dhe NARKO - TRAFIK
PërgjigjuEshte lapsus apo bejne syte xhoko kur lexon se prokuroria thote qe "hetimi" eshte per "qellime terroriste"??? Se sikur del komplet idiot hesapi. Dmth kur radhiteshin kongresmene, senatore dhe te tjere zyrtare te larte amerikane si ish zv.presidenti Pence, ne takimet e MEK, paskan qene ne shkelje te marrveshjes sipas MPB te denje per shokun Enver. Bravo bravo policia se keshtu pritet miku ne Shqiperi....
PërgjigjuBerti kaq e çuditshme të duket ty që aty ka të infiltruar të ajatollahut???
Ata nuk jane miqte tane por grupi i mbeshtetur nga amerika per te rrezuar qeverine ne Iran , dhe shteti jone ka ber gabim shume te madh qe mbledh mbeturinat e Amerikes dhe i sjell ne vendin tone ata duhet te ikin ne amerike po duan
Çoni ka kan ardh kjo ishte dhurata e Berishoviçit për Shqipërine. Duhet një ushtri ti heqesh prej aty.
PërgjigjuKta jan pisa qe i qifsha ku i permban pragu kta zhulsat nuk i mbante njeri ,dolem ne baamirsit e medhenj tani i kemi ne shpi kta zhulsa dhe sdim si te sillemi .ju qifsha rropt perfundimish
PërgjigjuEpo te bej rezistenc refugjati policise vetem Ketu e kam pa.shpallini non Grata e deportojini ropshat se na can riken.dashkan edge me I lajmeru kur ka Kontrolle.
PërgjigjuSh mire ishim me Iranin dhe Ambasaden ktu shkuam more kta plehra kot kta te prapambetur .Nga information qe kam pasur Irani do inversonte Biliarda ne turizem po ne zgjodhem Bush e Nato dhe more ne kembim kta plehra dhe prishwm mardheniet
PërgjigjuPo mor Ad qeni,sipas teje duhet te zgjidhnim ajatullahun dhe putinin dmth tiranine dhe stepat e azise dhe jo perendimin ,UE dhe USA. SA paguhesh nga islamistet?
Irani do investonete terrorizem dhe lufte, turizm irani me "feregje " do rrezitesh ne plazh ti.
Policia nuk lajmëron para se të vijë. Silluni siç duhet para uniformave përderisa veprojnë sipas ligjit. Ligj të cilin duhet ta respektojnë të gjithë. Me çfarë të ardhurash jetojnë në atë kamp?
PërgjigjuNa jane mbushur rruget me keto fytyra..a mund te kete nje referendum nese i duam a jo..e kane bere manzen si prone te tyren
PërgjigjuSkane çi bejne gomarit (serbit) i bien samarit.
PërgjigjuÇojini more ne Iran ta zgjidhin atje se I mbajne me mire ata
PërgjigjuKto jan mbeturina è njerzimit,kto jane kancer si arabet me fene e tyre shembullore e shpellarake,ka faj Amerika qe na ka sjell këto shpellarak terrorista këtu,ne boll kemi hallet tona e te merremi me kto pislleqe
PërgjigjuKeta jane organizate e botes "tende" perendimore, ska pike lidhje as me fe e as me arabet. Je thjesht nje injorant dashakeqas qe ndot me injorancen tende te paturpshme.
Si nastradini qe vuri nje gozhde dhe mori gjith shtepine edhe keta moren nje cop toke ku ngriten shtepine dhe tani dalngadal do pretendojne me shume.Na futen ne valle ajde te dalim tani
Përgjigjupra nuk e ka pasur fajin irani per sulmin kibernetik. e kishte gjarperi qe strehuam. ndiqini nga ketu. ne avione dhe hidhini ne iran. se e dine ata se cbejne pastaj
PërgjigjuE futet gjarprin ne shpi? Ata qe e futen nga Berisha e kta sot te mbajne pergjegjesi.me shume kehtesi I marin punet e shtetit...he mo se nuk ndodh gje thone...emerojne ambasador me 2 shtetesi he mo se nuk ndodh gje...kta derejtues duhen penalizuar per shperdorim detyre.
PërgjigjuNuk paragjykoj asnje po te shkonin ne vend tjeter se vec probleme sjellin.
Përgjigju