Konventa/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë me 691 vota, kundërshtari vetëm 27 vota! Erisa Xhixho, zv. presidente

27 Prill, 20:33| Përditesimi: 27 Prill, 23:06

  • Share

Në garë me Faik Bashën Ilir Meta është zgjedhur president i Partisë së Lirisë. Meta mori 691 vota Ilir Meta ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha mori vetëm 27 vota.

Në Konventën për rithemelimin e partisë që zhvilloi këtë të shtunë, zv.presidente u zgjodh Erisa Xhixho me 637 vota.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha për djegien e mandateve. 

"Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00.  Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë. Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë. Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se: Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.  5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme. Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj. Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë. 10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara", njoftuan përmes një deklarate për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, Denis Turabi.


Lajmi kryesor:

Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?